• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni komunikimin e fundit të Ramës, para se ta braktiste luftën kundër Covid

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Do ishte patetike t’i kujtoje një personazhi si Edi Rama vargjet e himnit “Prej lufte veç ai largohet/Që është lindur tradhëtor/Kush është burrë nuk frikohet/Po vdes, po vdes si një dëshmor!”, por mes retorikët me të cilën ai mbajti gjallë “luftën” kundër Covid, mesazhi gjen vend më së miri.

Sepse llogjika që përdori Rama për të mbajtur të mbyllur në karantinë një popull të tërë, nën presionin policor, të shoqëruar me propagandën e frikës, e tillë ishte. Kryeministri fliste për “luftë”, për “rezistencë”, për “armikun” e padukshëm, për “qindra të vdekur”, për skenare të ngjashëm me atë të Italisë, kur spitalet u mbushën plot dhe të vdekurit nga koronavirusi mbushnin morgun dhe transportoheshin me mjetet e ushtrisë.


Në fakt, karantina e ashpër, mbyllja e fortë që aplikoi Edi Rama nga 13 Marsi deri ne 31 Maj, rezultoi një fiasko e madhe, sepse sot të vdekurit po shtohen dita-ditës dhe sot infeksioni po kap rekorde të reja. Ndërkohë ekonomia mori një goditje të fortë, nga e cila do t’i duhet kohë të marrë veten.

Pikërisht se e kuptoi i pari që humbja përballë virusit të pabesë ishte e pashmangshme, Edi Rama e braktisi i pari “luftën” kundër koronavirusit.

Nëse do të përdorim terminologjinë e tij gjatë karantinës, komandanti praktikisht e braktisi në mes betejën, duke ia lënë barrën e përballjes në momentin më të vështirë, Ogerta Manastirliut. Dhe çfarë e rëndon pozicionin e Kryeministrit të Shqipërisë, është fakti që vendimin për ta braktisur detyrën, ai e mori, duke qenë i ndërgjegjshëm se SARS-COV 2 as kishte ikur dhe as ishte mundur përfundimisht.

🔴 KOMUNIKIMI I FUNDIT KUSHTUAR EKSKLUZIVISHT LUFTËS ME ARMIKUN E PADUKSHËM COVID19

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 27 mai 2020

Lapsi.al i është rikthyer komunikimit kur Edi Rama lajmëroi se do ta fshinte nga axhenda e tij luftën me Covid 19. (Shiko videon më lart)
Në mesazhin e 27 Majit , (mund ta lexoni të plotë KETU)  Rama e pranon se lufta nuk kishte mbaruar, por nuk jep asnjë arsye se përse po e braktiste atë. Më poshtë janë disa mesazhe të shkëputura nga komunikimi i Ramës, kur ai pranon se virusi nuk kishte ikur ende.

“Të dashur miq, motra e vëllezër,
Ky është komunikimi im i fundit ekskluzivisht për luftën që zhvilluam bashkarisht deri këtu, me atë që botërisht u quajt Armiku i Padukshëm, virusi Covid-19. Por, ju lutem dëgjojeni mirë, ai as ka ikur e as është mundur përfundimisht! Numrat në Tiranë sic po i ndiqni ditët e fundit nuk po flasin mire”
                                                                                                                                   Edi Rama 27 Maj

“Jam shumë në merak dhe po ju’a përsëris, kjo fazë ku kemi hyrë është shumë delikate pikërisht sepse mund ta harrojmë që virusi as ka ikur, as është mundur përfundimisht
                                                                                                                                   Edi Rama 27 Maj

Faleminderit! Edhe njëherë rrofshi për luftën, durimin, mirëkuptimin dhe padiskutim, më të mirën e kemi ende përpara, por duart mos harroni t’i lani sa më shpesh sepse ai nuk ka ikur.
                                                                                                                                   Edi Rama 27 Maj

Që nga 27 Maji, kryeministri pati edhe dy dalje të tjera në publik për Covid. Njërën në 11 Qershor dhe tjetrën në 16 Qershor. Ishte kuptuar tashmë se virusi po rikthehej në mënyrë të pashmangshme, duke shtuar numrin e infeksionit dhe duke vrarë pacientët e parë. Në këto dalje, Rama njoftoi masat e ashpra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe më pas u tërhoq përfundimisht nga kjo temë.

Në javët në vazhdim, kryeministri u mor kryesisht me çështjen e Teatrit Kombëtar, me shqetësimet e Myslym Murrizit për reformën zgjedhore, me ndryshimet  e Kushtetutës apo me projektin e Rindërtimit pas tërmetit dhe ende sot, kur të vdekurit nga Covid janë në shifra alarmante dhe kur spitalet janë mbushur në limitin e kapaciteteve të tyre, nuk ka asnjë reagim.

Një nga shpjegimet që i japin analistët është se Rama ka përgjegjësi për karantinën e ashpër që aplikoi, faktin që strategjia rezultoi e gabuar dhe për kostot e rënda në ekonomi, ndaj duke i ikur kësaj teme, tenton t’i ikë edhe përgjegjësisë për vendimet personale që mori duke mbyllur të gjithë popullin brenda në shtëpi.

Prandaj t’i drejtohesh sot Edi Ramës me llogjikën e vargjeve të himnit kombëtar është qesharake, sepse në rastin e tij kanë më shumë vlerëv “aforizmat” e tranzicionit, njëra prej të cilave thotë: Secili për vete, Zoti për të gjithë.©Lapsi.al

16 Comments

  1. Shqiptaret nuk e mendojne virusin njesoj si Talianet e Rames dhe kjo eshte normale. Ky u perpoq t’ja shtyne ne gryke me modelin e perendimoreve( si gjithmone e ben bajat dhe ekstrem) duke menduar se jemi te gjithe njesoj ngaqe kemi te njejtin armik, por harroi qe shqiptaret kane armik me te keq se virusin varferine . Nuk ka asnje vend te varfer ku zbatohen standartet maksimale te higjenes, apo sigurise dhe kjo mirekuptohet sepse te varferit gjithmone kane nxitjen te rrezikojne me shume sepse nuk kane apo kane me pak se cfare te humbin. Cdo gje eshte balance rrisqesh. Rama nuk e kuptoi kete gje deri vone. Por ky si cdo gje edhe injorimin po e ben me budallallek.

  2. sepse opozita është zhytur në mediokritet dhe me nivelet e Gaz Bardhit është disa shekuj larg intelektualizmit elitar të Ben Blushit.
    – sepse në thelb kjo s’është strategji as e opozitës dhe as e Lulzim Bashës por hakmarrje personale e Sali Berishës pas një emisioni serial që Top Channel realizoi për famijen “Haklaj”
    – sepse axhenda opozitës është shndëruar në menu e halleve familjare të Sali Berishës. Ndonse Lulzim Basha hesht, i gjithë arsenali i Partisë private të Berishës është orjentuar kundër familjes Blushi.
    – sepse vetëm Berisha nuk njeh as Kanun dhe as të drejtë zakonore por kërcënon në familje çdo kënd që e sheh rrezik për familjen e tij si mesazh mafioz: “Mos u merr me familjen time, sepse të pret i njëjti fat.
    Thënë troç dhe shqip: Sali Berisha futi metodën e denigrimit dhe sulmeve në familje dhe jetën private ndaj çdo kundërshtari.

  3. Ve bast qe komentuesi i pare duke filluar qe nga germat kapitale qe shkruan deri tek citatet tregojne se ai kryer shkollen e Partise perball Pallatit te Sportit ne Tirane.

  4. C’fare doni more? Pa breke ne plazh publik dola. Me bete kryeminister. Doni t’ju them troc – Jam i cmendur? Edhe ate do ta bej po pashe se nuk doni te me mbani me ne pushtet.

  5. PSE SU LEJOHET TELEFONI PACIJENTEVE ME KOVID MOS HARRO DO IRRITOHET TURMA ME MJEK POLITIKAN E MBARE DU JU FSHIN NGA FAQJA E DHEUT VEPRONI DREJT DHE QART ME PACJENTET………………………

  6. Edhe pse duket si një tallje e orkestruar ndaj tij, në fakt është spontane. Ruli natyrisht ka thënë atë që mendon për Berishën dhe ka dashur ta provokojë si debat. Mustafaj po ashtu e ka marrë seriozisht propozimin e Rulit dhe ka thënë atë që mendon për Berishën. Jo se e do, por nuk do të bëhet bukëshkalë me të, siç është bërë ai me të. E ka parë si një rast për t’u treguar zemërgjerë.

    Lulzim Basha, i cili duhet të ndërhynte në këtë debat, mbushi gjithë PD-në duke thënë se është lojë me leje të Doktorit, me shpresë që të mos mërziten, as ata që flasin, as ata që dëgjojnë.

    Kjo padyshim është tallja poshtëruese më e madhe për Berishën, qyshkurse ai ka themeluar PD-në. Për herë të parë dy vetë, jo aq të dashur për të, debatojnë publikisht a i takon apo jo të rrijë më Berishës, në listën e PD-së.

    Por edhe për këtë po hesht.Ja dhe juri aida shtino komenton qe ti lejojet celulari atij qe po vdes nga covidi,duhet te jesh kar i madh ta mendosh kete o juri

  7. ti i paemer i ores23.57 munde te paguhesh per te bere zhurmuesin lepersin dhe hajnin berishen aty e keni arrestojeni clidhje ka KOVID ME BERISHEN O I SEMUR PER LEPYERJE k…

  8. I paemri i ores 23:57 eshte Ethem bythqir Lalaj nje katunar nga katundet e Mallakastres. Detyra e tij eshte te kopjoje ketu sa shkruan Mero Baze te Tema, eshte nje enverist katunar kurve e asgje me teper.

  9. Edhe nje “fart in general direction” nga Bushati.
    Karantina filloi ne Mars kur nuk dihej shume per semundjen dhe ne Itali njerezit vdisnin me mijera ne dite. Synimi karantines nuk ishte te zhdukte Covidin, por te evitonte bllokimin e spitaleve.
    Asnje qeveri ne bote nuk mund te mbaje vendin ne karantine te vazhdueshme. Me permiresimin e terapive dhe ndergjegjesimin e publikut, masat u ulen – neper bote dhe ne Shqiperi.

    Po Bushati kaq di kaq shkruan. Si ka thone njeri puna mbare po vecse hapet bythesh studiove bashke me Ljuben dhe Shkullak talibanin.
    Gjithsesi esht kurioze me pa Shqupistat qe prishen ne breke kur lexojne ksi karrlliqesh.

  10. Aktivistja e njohur reagon sërish për vëllezërit Budina: Nuk ishin themeluesit e Aleancës, u futën nga politika në 2018 dhe e kthyen protestën në biznes familjar.Prap dole o loqja e majte e salihut ti qe ben sikur shan lalajn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu