• |
ide | kryesore

4 kg kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar rrugës nga Holanda në Belgjikë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi në makinën që udhëtonte iu gjetën 4 kilogramë kokainë.

Natën nga e enjtja në të premten, agjentët e Njësisë Kombëtare panë një taksi që po udhëtonte drejt Belgjikës afër Hazeldonk, pikë kalimi kufitar midis Holandës dhe Belgjikës.

Njësitë përkatëse të policisë kryen një kontroll rutinë dhe më pas u ndeshën me një qese droge. Lënda narkotike e gjetur është më shumë se 4 kg kokainë.

Policia arrestoi shoferin 27-vjeçar të taksisë nga Roterdami dhe pasagjeri 21-vjeçar nga Shqipëria.

Pas gjetjes, të dy të rinjtë u arrestuan. Dyshja është akoma në burg duke u marrë në pyetje dhe hetimi mbi ta dhe origjina e drogës po vazhdon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *