• |
ide | kryesore

8 këshilla për eleminimin e akneve në trup

-Instant, F1, Stil



Vëmendjen më të madhe në kujdesin e lëkurës e merr zakonisht fytyra, por ndonjëherë po aq problematike mund të jenë aknet në trup, kryesisht në shpinë, supe dhe kraharor.

Përpara se t’i drejtoheni një dermatologu, pasi dhe mendimi i mjekut është i domosdoshëm, provoni si fillim këto metoda në kushte shtëpie:

1.Tea Tree Oil
Efektet nuk janë të menjëhershme, por vaji “Tea Tree” është një nga mënyrat më të famshme të trajtimit në shtëpi për të gjitha llojet e akneve. Mund të merrni vajin ose produkte që e përmbajnë atë.

2. Mjaltë dhe kanellë
Kanella dhe mjalti mund të jenë një kombinim i mirë për aknet e trupit. Përzieni 1 lugë çaji kanellë me 2 lugë mjaltë derisa të formohet një përbërje homogjene. Masën mund ta aplikoni në të gjithë kraharorin, apo në ato pjesë të trupit me akne dhe ta shpëlani pas 30 minutash.

3. Zgjidhni produktet e duhura
Ekfsolioni trupin 1 herë në javë dhe përzgjidhni një locion “non-comedogenic” pë t’u hidratuar, që do të thotë se nuk i bllokon poret.

4. Reduktoni sasinë e bulmetit në dietën tuaj
Hulumtimet tregojnë se androgjenet dhe hormonet e rritjes që gjenden në produktet e bulmetit mund të stimulojnë zhvillimin e akneve.

5. Menaxhimi i stresit
Ka disa prova që stresi i përkeqëson aknet. Në një studim të vogël të vitit 2003, u vu re se studentët e marrë në studim, patën më shumë puçrra gjatë periudhës së provimeve. Nëse mendoni se stresi është arsyeja juaj, provoni të praktikoni teknika meditimi ose Yoga.

6.Bëni dush direkt pas palestrës/stërvitjes
Bakteret përgjegjëse për shkaktimin e akneve lulëzojnë në një lëkurë të djersitur. Është e rëndësishme të hiqni rrobat e palestrës dhe të bëni dush sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nënkupton se nuk ka kohë për të parë Instagramin apo për të pushuar. Evitoni dushin me ujë shumë të nxehtë.

7.Mos i ngacmoni
Nëse i ngacmoni aknet e trupit (edhe të fytyrës), vetëm sa po e përkeqësoni situatën dhe po vështirësoni efektin e produkteve që po përdorni

8.Pastroni çdo ditë telefonin
Telefoni juaj celular ka më shumë baktere sesa mendoni. E prekni atë gjatë gjithë kohës dhe më pak prekni duart, supet apo shpinën me to. Rezultati: më shumë baktere në lëkurën tuaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *