• |
ide | kryesore

Ç’na tregon për marrëveshjen e detit, provokimi i anijes Oruç Reis në mesdhe

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Lundrimi i një anijeje sizmiologjike turke, Oruç Reis, e shoqëruar nga të tjera me qëllime shumë më pak shkencore, përgjatë ujrave të Mesdheut lindor, është rasti tipik i një përplasjeje globale, që shërben për të ndriçuar një histori lokale.

Ndërsa ka ndezur sinjalin e alarmit në hierarkinë e NATO-s, ndërsa ka nxitur një mbledhje urgjente të ministrave të jashtëm të BE dhe ka tërhequr vëmendjen e sekretarit të jashtëm, Pompeo, ajo përbën shumë interes edhe për Shqipërinë.

Në epiqendër të kësaj rritjeje të re të tensionit mes Athinës dhe Ankarasë, është konfliktiti i përhershëm për ndarjen e ujrave detarë mes dy shteteve, dhe reflekseve që ky debat shkakton në shumë vende të tjera.
Kronika e shkurtër e asaj që nisi prej kësaj të hëne, ngjan katërcipërisht me debatin e zhvilluar në Tiranë një dekadë më parë.

Në fillim të javës, Erdogan urdhëroi lundrimin e Oruç Reis, në ujrat greke, diku pranë bregut turistik të Antalias dhe mes Kretës e Qipros. Shteti turk nuk ka pranuar ti’a njohë fqinjit të vet këtë teritor që gjendet 550 km larg Greqisë kontinentale. Sfida bëhet edhe më grishëse po të mendohet se kjo zonë dyshohet si një hambar i konsiderueshëm gazi. Prandaj Ankaraja nuk pranon që zona detare greke të fillojë të matet nga skajet e ishujve të saj të shpërndarë në gjithë detin Egje.

Konflikti në mesdhe/ Çelsat për të kuptuar “ndeshjen” detare mes Greqisë dhe Turqisë

Pikërisht për të imponuar kriteret e tyre për ndarjen e hapsirës ujore, edhe Ankaraja edhe Athina kanë nënshkruar marëveshje me Libinë dhe e dyta me Egjiptin. Kjo e fundit e, firmosur në 6 gusht, pa përfillur Turqinë, solli incidentin pranë ishullit Kastellórizo.

Pra debati ngjan si dy pika uji me atë të zhvilluar në Tiranë në vitet 2009- 2010, pasi Berisha dhe Karamanlis nënshkruan në Tiranë marrëveshjen e detit mes dy vendeve. Pyetjet janë të njëjta: Si përcaktohet shelfi kontinental dhe zona ekonomike ekskluzive mes dy vendeve? Cili është roli i ishujve të vegjël në matjen e largësive dhe deri në ç‘masë duhen përfillur ato? Sa komplikohet situata kur dyshohet se këto zona janë të pasura me hidrokarbure?

Në 2009, Berisha atë kohë kryeministër, krejtësisht i kompleksuar prej historisë së tij të shkuar me Greqinë dhe i frikësuar se mos Athina vinte veton për liberalizimin e vizave për shqiptarët, u tregua dorëlëshuar me kufijtë tanë detarë. Që marëveshja ishte në favor të Athinës këtë e nxorën në pah kabllogramet amerikanë të zbardhur nga Wikiliksi, ku del qartë se anëtarët e delegacionit shqiptar raportonin pranë diplomatëve të SHBA se ata po negocionin, të pabindur, në favor të palës helene.
Por, një vit më pas ndodhi një kthesë e fortë rokamboleske. Pas një debati të ashpër publik, ku mbajti një peshë të madhe kolonel Myslym Pashaj, partia socialiste e çoi në gjykatë Kushtetuese marëveshjen dhe gjyqtarët e saj në unanimitet të plotë e hodhën poshtë atë.

Pikërisht, këtu filluan dhe teoritë konspirative.

Gjithmonë në qarqet greke dhe shqiptare ka ekzistuar pandehma se pas kësaj prapaskene qëndronte, Erdogani, i cili atë kohë ishte prishur përfundimisht me Berishën dhe po afrohej me Ramën. Ish kryeministri demokrat e ka lëshuar disa herë në publik këtë tezë, por ajo filloi të bëhej më e besueshme kur, Admirali turk tashmë në pension, Cihat Yayci, pohoi se vendi i tij kishte ndërhyrë për anullimin e saj, madje i pati nisur qeverisë shqiptare të kohës edhe një material sekret ku e paralajmëronte se po mashtrohej nga grekët.

A e ndikoi ky material turk mbi kryeministrin e kohës, Sali Berisha, që të përdorte influencën e tij mbi Gjykatën Kushtetuese, për të prishur marëveshjen që firmosi vetë? A përdori Erdogan Edi Ramën në opozitë, për ta çuar këtë çështje para drejtësisë dhe a fillon këtu lidhja e tyre e ngushtë dhe e dyshimtë? A u ndikuan apo u joshën nga Turqia gjyqtarët shqiptarë, që e hodhën poshtë marëveshjen?

Ish relatori i kësaj patateje të nxehtë në kushtetuese, Xhezair Zaganori, i ka hedhur poshtë këto hipoteza. Ai ka mbrojtur votën e tij dhe të kolegëve duke argumentuar se vendimi i tyre ka qenë i drejtë, sovran dhe i pa ndikuar.

Por ndoshta kjo nuk mjafton për të hequr çdo dyshim.

Ne vërtet nuk kemi prova të prekshme për ndikimin e drejtëpërdrejtë të Erdoganit në rrëzimin e marëveshjes së keqe shqiptaro-greke, por ngjarjet e fundit na tregojnë, se në asnjë rast Turqia nuk mund të ketë ndejtur indiferente. Dërgimi i anijes Oruç Reis, pranë ishullit Kastellórizo, në mesdheun lindor, direkt pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një model të papranueshëm për Ankaranë për ndarjen e detit, këmbëngulja turke për të përdorur influencën në Libi për firmosjen e një versioni të ndryshëm, tregon se Erdogani është shumë i vëmendëshëm për percedentët që vendosen në rajon, për ndarjen e detit. E në këtë logjikë ai nuk kishte se si ta anashkalonte Shqipërinë dhe dhuratën që ajo po i bënte grekëve duke i konsideruar edhe ishujt e vegjël në ndarjen e hapsirave mes dy vendeve.

Pra, nëse kemi dyshime se cila ka qenë forca reale e Turqisë në përmbysjen e marëveshjes Berisha- Karamanlis të dhjetë viteve më parë, ngjarjet e fundit na bëjnë të sigurtë për një gjë: Erdogan atëhere nuk ka ndejtur as pa lëvizur dhe as pa vepruar.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. EDI RAMA DHE ORGANIZATA BEJN GJITHE QKA PER PUSHTET ,ERDOGHAN KA VETEM 2 SHOKE NE KREJT EUROPE EDI RAMEN DHE HASHIM THACIN,EDI RAMA EDHE GRUEN E JAP ME QIRA ,PER KARRIGEN E TIJ,NJE LLOJ PO BENE EDHE HASHIM THACI PO E NDAN KOSOVEN PER BYTH TE TIJ DHE MILIONAT E TIJ TE VJEDHUR ,EDI RAMA E AKUZOJ KRISTAQ RAMEN PER INCEST FAMILJES DHE MERO BAZE JA BERI PUBLIKE DOSJEN

  2. Zoti gazetar, nuk eshte fjala per ujra territoriale greke, ujrat territoriale, ne varesi te konfiguracionit te shellfit kontinental, shkojne nga 0 deri max. ne 12 mil, ne zhvillimet, qe ke cituar, behet fjale per EEZ, zonen ekskluzive ekonomike, ne Mesdheun Lindor.
    Anija sizmologjike turke, po pergatit hartat nenujore, te Mesdheun Lindor, ne hapesirat qe shtrihen ndermjet ishujve te Qipros, Rodosit (jo Kretes) dhe Meis. Rodosi eshte 613 km, Meis eshte 578 km, larg shellfit kontinental te greqise. Rodosi eshte 110 km, Meis eshte 1.5 km larg shellfit kontinental te Turqise.
    Shellfi kontinental i greqise, nuk laget fare, nga deti Mesdhe por nga deti Jon, pra greeqia, nuk ka pune fare me Mesdheun Lindor.
    Shellfi kontinental, si definacion eshte; vazhdimi i panderprere i mases toksore, qe futet ne det, deri ne nje thelkesi prej 100 m, pra, ISHUJT NUK KANE SHELLFI KONTINENTAL, ato nuk jane mase toke e vazhdueshme e kontinentit.
    Thua se greqia, ka bere nje marreveshje EEZ, me diktatorin sisi, te Egjiptit, kjo marreveshje eshte null-void-0, sepse greqia, nuk laget nga deti Mesdhe dhe greqia, nuk ka brigje paralele ball per balle, me shellfin kontinental te Egjiptit, ne mes eshte shellfi kontinental i Libise, apo Libia, nga qe s’ka stabilitet per momentin dhe si del dot per zot vetes, atehere te drejtat e saj, ne Mesdhe, po ja japim greqise, se grekerit jane “te forte dhe te pabese”.
    Shikoni harten e marreveshjes se EEZ te para disa ditesh, ndermjet Italise dhe greqise, ne marreveshje, nuk jane perfshire fare 6 ishujt e greqise, ne detin Jon (perfshi Corfu).
    Ishujt nuk jane pjese e marreveshjes, deti eshte ndare 50×50, ashtu sic percaktojne traktatet nderkombetare per EEZ.
    Kujdes! NE MARREVESHJEN ME ITALINE, greqia, E KA CUAR KUFIRIN E SAJ TE EEZ, DERI NE MAJE TE GADISHULLIT TE KARABURUNIT, DUKE NA GRABITUR TE GJITHE DETIN JON, NGA GJIRI I VLORES DERI NE KONISPOL. bazuar ne nje shkemb nenujor, qe zhytet e del sipas batices, Barketen, me Italine nuk merr fare parasysh 6 ishuj, perfshi Korfuzin, Sjqiperise i vjedh gjithe detin Jon, me nje guralec?! Kjo eshte menyra e sjelljes se grekerve, kundrejt ligjeve nderkombetare?! Keto jane standartet greke te ligjit te xhungles, nese je i dobet, i pafuqishem si; Shqiperia dhe Libia, greku te merr jo vetem ujin por edhe reren?! Atehere nese kane t.pe, sebashku me francen, sisin, qipron greke, izraelin, be, shba, le te shkojne dhe t’ia marrin detin Turqise, sic bejne me Shqiperine.
    Me Turqine, greqia, ka nje hesap akoma me te madh, ishujt e Egeut, te cilet me dredhi i ka pervetesuar pas kapitullimit te Italise fashiste, ne ’43, ishin te pushtuar, nga Ducja. Pastaj eshte statusi i papercaktuar i Trakise Perendimore Dedeagac-Adrianopolis, Selaniku, e keshtu me rradhe, te mos flasim per Camerine, deri ne gjirin e Prevezes, dje greqia ishte e forte dhe me force i morri sot, neser, nje dite do t’i merren mbrapsht, ky eshte standarti grek ore grekut edhe kur i jep doren, kontrollo gishtat se mos te ka vjedhur ndonje!

    1. Wtf. Me cfare pune meresh ti! Identik te njejtin shpjegim, shterues kam pare para disa muajsh ne youtub nga disa ekspert te gjeopolitikes, kuptohet qe ato e kishin detaju pak me shume(~40min video) por ne thelb ishte njesoj.

  3. Zoti gazetar, nuk eshte fjala per ujra territoriale greke, ujrat territoriale, ne varesi te konfiguracionit te shellfit kontinental, shkojne nga 0 deri max. ne 12 mil, ne zhvillimet, qe ke cituar, behet fjale per EEZ, zonen ekskluzive ekonomike, ne Mesdheun Lindor.
    Anija sizmike turke, po pergatit hartat nenujore, te Mesdheun Lindor, ne hapesirat qe shtrihen ndermjet ishujve te Qipros, Rodosit (jo Kretes) dhe Meis. Rodosi eshte 613 km, Meis eshte 578 km, larg shellfit kontinental te greqise. Rodosi eshte 110 km, Meis eshte 1.5 km larg shellfit kontinental te Turqise.
    Shellfi kontinental i greqise, nuk laget fare, nga deti Mesdhe por nga deti Jon, pra greqia, nuk ka pune fare, me Mesdheun Lindor.
    Shellfi kontinental, si definacion eshte; vazhdimi i panderprere i mases toksore, qe futet ne det, deri ne nje thelkesi prej 100 m, pra, ISHUJT NUK KANE SHELLFI KONTINENTAL, ato nuk jane mase toke e vazhdueshme e kontinentit.
    Thua se greqia, ka bere nje marreveshje EEZ, me diktatorin sisi, te Egjiptit, kjo marreveshje eshte null-void-0, sepse greqia, nuk laget nga deti Mesdhe dhe greqia, nuk ka brigje paralele ball per balle, me shellfin kontinental te Egjiptit, ne mes eshte shellfi kontinental i Libise, apo Libia, nga qe s’ka stabilitet per momentin dhe si del dot per zot vetes, atehere te drejtat e saj, ne Mesdhe, po ja japim greqise, se grekerit jane “te forte dhe te pabese”.
    Shikoni harten e marreveshjes se EEZ te para disa ditesh, ndermjet Italise dhe greqise, ne marreveshje, nuk jane perfshire fare 6 ishujt e greqise, ne detin Jon (perfshi Corfu).
    Ishujt nuk jane pjese e marreveshjes, deti eshte ndare 50×50, ashtu sic percaktojne traktatet nderkombetare per EEZ.
    Kujdes! NE MARREVESHJEN ME ITALINE, greqia, E KA CUAR KUFIRIN E SAJ TE EEZ, DERI NE MAJE TE GADISHULLIT TE KARABURUNIT, DUKE NA GRABITUR TE GJITHE DETIN JON, NGA GJIRI I VLORES DERI NE KONISPOL. bazuar ne nje shkemb nenujor, qe zhytet e del sipas batices, Barketen, me Italine nuk merr fare parasysh 6 ishuj, perfshi Korfuzin, Shqiperise, i vjedh gjithe detin Jon, me nje guralec?! Kjo eshte menyra e sjelljes se grekerve, kundrejt ligjeve nderkombetare?! Keto jane standartet greke, te ligjit te xhungles, nese je i dobet, i pafuqishem si; Shqiperia dhe Libia, greku te merr jo vetem ujin por edhe reren?! Atehere nese kane t.pe, sebashku me francen, sisin, qipron greke, izraelin, be, shba, le te shkojne dhe t’ia marrin detin Turqise, sic bejne me Shqiperine.
    Me Turqine, greqia, ka nje hesap akoma me te madh, ishujt e Egeut, te cilet me dredhi, i ka pervetesuar, pas kapitullimit te Italise fashiste, ne ’43, ishin te pushtuar, nga Ducja. Pastaj eshte statusi i papercaktuar i Trakise Perendimore, Dedeagac-Adrianopolis, Selaniku, e keshtu me rradhe, te mos flasim per Camerine, deri ne gjirin e Prevezes, dje greqia, ishte e forte dhe me force i morri sot, neser, nje dite, do t’i merren mbrapsht, ky eshte standarti grek, ore grekut edhe kur i jep doren, kontrollo gishtat se mos te ka vjedhur ndonje!

    1. Nese greqia ne marreveshje me italine konsideron te marra ato ujerat e shqiperise e kjo nuk ka pjesemarrjen tone ne vendim nga ana ligjore eshte nul; nese e ka bere Hidhet ceshtja ne gjykat internacjonale per tu respektu standarti

  4. Mua me mungojne shume artikujt e Myslym Pashes ku na spjegonte cdo dite (me copy/paste) historine sipas kendveshtrimit te tij dhe 1 ne cdo dy fjale ishte tradheti apo tradhetar. Pasi mbaroi detyren qe i ishte ngarkuar, kolonelit i iku zeri dhe jeton ne parajsen rilindase ku natyrisht nuk ka me as tradheti dhe as tradhetare.

  5. Per artikullshkruesin: nuk eshte Erdogani por eshte shteti me institucionet e sigurise kombetare qe ndjekin situatat, ne jemi mesuar me Shqiperine, ku ligjin e ben njeshi. Shtetet solide, te vegjel si Maqedonia apo te medha si Turqia, nuk pine wiski e bertasin si ai jevgu i pirë per patriotizem me flamuj, po veprojne e luajne shah, loje e panjihur per shqiptaret te cilet si loje te preferuar kane tavllen.
    Tani koha per te pare serialin turk ,,,

  6. E bukura eshte qe Turqia nuk ka nenshkruar as marreveshjen nderkombetre te Montego Bay-t me mbi 150 nenshkrues dhe as ate per Shelfin dhe ne keto kushte praktikisht nuk ke asnje kornize ligjore ku te referohesh pervec te drejtes zakonore. Persa kohe njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit nuk ke as sesi i drejtohesh nje organi neutral si tribunali nderkombetar per te drejten e detit ne Hamburg p.sh. Fakti qe Turqia nuk i ka firmosur keto marreveshje tregon qe parimet e sotme nderkombetare qe zbatohen gjeresisht per ndarjen e deteve nuk e favorizojne. I gjithi diskutimi qe behej ne rastin e Shqiperise parimisht nuk vlen ne kete ate rast sepse te dyja palet i referoheshin te njejtave dokumenta qe i kishin nenshkruar te dyja, dhe Gjykata Kushtetuese Shqiptare pervec kushtetutes i’u referua zbatimit te keq te tyre per ta rrezuar marreveshjen me Greqine.

  7. Sadoqe per ne jane te dy llumra, historia ka treguar qe kur Turqia i ka nxjerre dhembet Greqise, ne te vobektit nuk kemi pasur keq, perkundrazi.
    Por keto jane kryqezata moderne, me interesa naftash e gazi ne detera!

  8. E gjithë kjo histori e rreziqeve konfliktuale për ndarjen e zonave detare në Mesdhe e gjetkë, nuk ka të bëjë fare me luftë teritoresh e me patriotizëm po origjinën e ka në shterimin e burimeve të hidrokarbureve në zonat kontinentale.
    Është llogaritur se burimet ekzistuese do të shterojnë plotësisht para përfundimit të këtij shekulli.
    Janë hapsirat ujore që përbëjnë më shumë se 2/3 e planetit, nga ku pritet jetëgjatësia e burimit të kësaj enrgjie shumë të kërkuar në gjithë botën.
    Në Europë , superfuqi e prodhimit të naftës e gazit u bë Norvegjia, qëkur filloi të shpojë puset e naftës në det.
    Kriza e rëndë eonomiko-financiarr botërore që filloi në vitin 2008, më shumë se cilindo vend të BE, shkatëroi Greqinë që shpëtoi vetëm në sajë të miliardave të eurove që i dhuroi BE.
    Ndërkaq , Turqia gjatë asaj krize , çuditërish pati ngritje e jo rënie ekonomike.
    Ndonëse Turqisë i është mohuar pranimi në BE, për arsye të shumta, si Greqia edhe Turqia, janë që të dy vende antare të NATO-s, por fuqia ushtarake e Turqisë , është ndër më të mëdhatë e në raport me Greqinë është më së paku 5-6 herë më e madhe.
    Turqia ka ushtrinë me numurin më të madh të ushtarëve në Europë e ndërkaq është shumë më e fuqishme në flotën ajrore e detare krahasuar me Greqinë.
    Që Greqia provon të bëjë karshillëk me Turqinë, kjo vjen vetëm se ka pas mbështetjen e Europës perëndimore.
    Greqia e futur deri në grykë me borxhe ndaj BE, po kërkon të ringjallë ekonominë e saj me projektet e shfrytëzimit të hidrokarbureve në zonat ujore të Egjeut duke përfituar nga ishujt e saj që ndodhen në afërsi të brigjeve turke.
    Një “Trojë” që i vjen në ndihmë, është “shteti” i Qipros i ndarë në dy pjesë, njera me popullsi turke e tjetra greke që është njëkohësisht një ndë vendet e BE. Qipro është kaq afër me Turqinë, saqë shihet me sy të lirë nga brigjet e saj kurse nga brigjet kontinentale të Greqisë,, është me qindra milje larg.
    Nëse do ti referoheshim historive të vjetra të para 5-6 shekujve, i gjithë bregdeti turk që nga Antalia e deri në veri, në Stambollin e sotëm, është i mbushur me objekte të rëndësishme të kulturës greko-romake.
    Vetë Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë e ndër më të mëdhejtë në botë, para mbi 5 shekujsh quhej Konstandinopojë e ishte kryeqyteti i perandorisë bizantine të lindjes .
    Por a mund ti kthehet bota historive të vjetra të mesjetës së herëshme ?
    Nëse do ti ktheheshim këtyre historive, atëhere europianët që popullojnë sot të dy kontinentet amerikane, do ju kërkoheshte që të ktheheshin në Europë.
    Sllavët eJugut, duhet ti linin teritoret e pushtuara të Gadishullit Ilirik, që sot quhet Ballkan, e të ktheheshin nga kishin ardhur.
    Jo vetëm në Europë, por në të gjitha kontinentet , si pasojë e luftrave të vjetra e të reja por edhe të dyndjeve migruese të popullsive, nuk mund të gjesh kufij ndarës perfekt në baza etnike, në të gjitha shtetet antare të OKB.
    Nisur nga këto realtete e të tjera si konfliktet racore, fetare, etnike etj., nuk besoj që NATO të lejojë një shpërthim konflikti në Mesdhe e veçanërisht midis dy shteteve antare të saj.

  9. Ky argumenti qe meqe Turqia ka probleme te vetat me Greqine per ndarjen e detit i eshte fut meraku dhe per detin qe do marr Shqiperia nga Greqia nuk qendron. Greqi e nisi me Shqiperine sepse ishte pika me e dobet aka qe mund ta bente vete marreveshjen dhe pastaj te na e jepte vetem sa per firme. Se Italia kuptohet qe nuk i do i jepte ishujve Grek efekt 100%. Dhe keshtu ndodhi ne marreveshjen me Italine ishullit Othonoi i jepet 80% efekt. Nese dhe ne i japim te njejtin efekt kemi fituar det, pastaj eshte dhe skandali me shkembin Barketa.

  10. bushat si bushatlinjet dhe rama dor e zgjatur serbogreke.berisha e beri marreveshjen e mir por bushati dhe rama nuk u mjaftuan donin me shum ti jepnin greqis.greket morren 100 her me shum se ju takon.shifi ishujt qe ju dhe evropa .

  11. Per arsye te thena e sterthena ne 3 vjet, pas 2017 opozita ka ofruar modelin me te keq te se djathtes si alternative qeverisese.

    Klientelizem ndaj oligarkeve, servilizem dhe mediokritet ne ekipin e saj, paqartesi ne politiken e jashtme(kryetari i saj paguan 30 mije usd per ftese zyrtare ne SHBA), dhe asnje qasje te ndryshme ne ekonomi pervec reminesheces se qeverisjes 2005-2013 por e rilexuar keq dhe jashte konstektstit aktual!

    Te sulmosh mbylljen e mundesive ekonomike apo karrieres per 95% te qytetareve per shkak te polarizimit ekstrem te shoqerise duke shtuar vilat e kryetarit te opozites eshte mesazhi me i keq qe mund tu japesh njerezve te sterlodhur nga nje qeveri e korruptuar dhe arrogante ne ekstrem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *