• |
ide | kryesore

Dhjetëra mijëra shqiptarë të bllokuar në kufi/ Ministria e Jashtme me pushime

-Instant, Lajme, Të fundit

Kaos në Kakavijë dhe në Kapshticë tashmë prej 3 ditësh! Që kur Greqia ndryshoi në mënyrë të papritur rregullat e kalimit të kufirit, në kulmin e sezonit turistik, dhjetëra mijëra emigrantë u dyndën të kthehhen sa më parë në shtëpitë e tyre.

Sipas autoriteteve greke, që nga data 16 gusht, kushdo që hyn në Greqi nga Shqipëria do të duhet të ketë me vete rezultatin negativ të tamponit dhe do të duhet t’i nënshtrohet një karantine prej 7 ditësh.


Ky njoftim u shoqërua edhe me mbylljen e pikave kufitare gjatë natës nga ora 22:00-06:00., duke reduktuar në ekstrem kalimet në kufi, sërish për shkak të pandemisë.

Por menjëherë sapo u njohën me këto vendime të papritura të autoriteteve greke, mijëra emigrantë që kishin ardhur për të pushuar në Shqipëri nxituan të kthehen në shtëpitë e tyre, duke krijuar një situatë kaotike tashmë prej disa ditësh në pikat kufitare.

Radha e makinave shkon deri në 20 km në Kakavijë dhe tashmë e ka kaluar Jorgucatin, në drejtim të Sarandës. Në anën tjerër, pala greke kryen tamponin në pikën kufitare duke shtuar në ekstrem kalimin për në anën tjetër të kufirit.

Janë me mijëra qytetarët që shprehen të irrituar, që i bëjnë apel shtetit shqiptar për të ndërhyrë, por ndërkohë siç kemi raportuar më herët, Ministri i Jashtëm, njëkohësisht kryeministri i vendit, Edi Rama është me pushime në Dhërmi.

Ndërkohë radhët në Kakavijë dhe në Kapshticë sa vijnë edhe shtohen, ndërsa kanë nisur raportimet e para për problemet shëndetësore të tyre, mes temperaturave të larta, diellit të fortë, por edhe gjatë natës.

14 Comments

  1. Q’FAR TURPI ,VET PUSHOJNE NEPER VILA DHE HOTELE ME LEKET E SHQIPËTAREVE KURSE QYTETARET DJEGEN ME FEMIJE DHE TE SEMURE NE RRUGE thotë:

    NUK DO TE JENI KURR VETEM ;EDI RAMA

  2. O Zot ku je ka femije aty. Do dehidratohen. Rama bythen e lag ne jale. O Zot ndeshoje aty ku i dhemb me shume. Greku keto ben cdo vit me shqiptaret e hap dhe e mbyll kur te doje sportelin. Kjo jo se i druhet korones por i ndeshkon shqiptaret pse vine e prishin leket ne shqiperi. Po ne shteti na ka lene jetim.

  3. Kot ankohen mileti, qeveria ka halle.
    Pse kryeministri ne hije eshte?
    Edhe ai ne diell rrin pjesen me te madhe te dites aty ku eshte.

  4. Lareni ate mut shtet jevgjish. Ata behen keq kur pushoni e sillni te ardhura ne shqiperi. Braktiseni ate vend te flliqur.

  5. Kjo qeveri nuk ka goje,dhe moral ti kerkoje qeverise greke, lehtesimin e masave me hy ne Greqi, sepse shqiptare ishin ata qe ne emer te masave kunder covid, i braktisen pwr dite te tera ne zonen mes doganave.

  6. Kryeministri familjarisht ndodhet shume prane me mendje, zemer e fizikisht atyre dhjetra mijra shqiptareve ne kufi. Nga Saranda ku po pushon familjarisht shpreh solidaritetin dhe angazhimin maksimal qe te qendroje atje ne Sarande pra, deri kur te rregullohet situata.

  7. Qeveri kurvi, ai Ismail Qemali ku eshte mo apo i ka rene kanceri , flitet se i ka rene kanceri ne fyt pasi ka pjerdh shume me goje dhe ka rrezik dhe fryme s mer dot pa le me te flasi😹

  8. Aktivistja e njohur reagon sërish për vëllezërit Budina: Nuk ishin themeluesit e Aleancës, u futën nga politika në 2018 dhe e kthyen protestën në biznes familjar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu