• |
ide | kryesore

Dizajneri kritikon Kylie-n: Eshtë e trishtë

-Instant, Paparazzi, Slider



Dizajneri Michael Costello kritikoi Kylie Jenner duke treguar se Kylie rezufon të përmendë dizajnerë në rast se nuk e paguajnë ose nuk janë të famshëm.

Në një foto të postuar në Instagram, Kylie shfaqet e veshur me një fustan Balmain dhe falenderon dizajnerin dhe drejtorin artistik Oliver Rousteing për “fustanin e përsosur të ditëlindjes”.“Faleminderit Oliver për veshjen e përsosur të ditëlindjes. Dhe faleminderit për të gjithë dizajnerët pa emër që punojnë pa u lodhur dhe pa pushim për veshje të caktuara,  të cilat ajo nuk do t’i etiketojë, përmendë…në rast se nuk paguhet.” – shkroi Costello.Dizajneri theksoi se komenti i tij nuk ka lidhje me bashkëpunimin me Kylie-n, sepse ajo vesh diçka të punuar nga ai një herë në vit, gjë për të cilën “është me fat nëse merr një foto të denjë për ta postuar”.“Por është e trishtë që disa njerëz punojnë kaq fort për mundësitë që të veshin këto gra të mrekullueshme e të njohura, ndërkohë që ato etiketojnë vetëm dizajnerët e niveleve të larta, por harrojnë të tjerët. Pse të mos përmendësh të paktën një? Jo gjatë gjithë kohës, por të paktën një në kaq kohë.” – vazhdoi ai.Costello ka bashkëpunuar me disa emra të njohur si Beyoncé, Jennifer Lopez, Ciara, Nicki Minaj, Kim Kardashian etj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *