• |
ide | kryesore

FOTO/ Momenti kur dorëzohet organizatori i sulmit me armë në Pogradec

-Instant, Lajme, Të fundit



Janë arrestuar në Linzë organizatorët e sulmit me armë në Pogradec, Meard Berberi dhe Anterio Kaloshi, ky i fundit një nga ekzekutorët e vrasjes së dyfishtë në Lushnjë disa vite më parë.  Më poshtë janë pamjet me dron të filmuara në Linzë, gjatë operacionit për arrestimin e tyre.\

Të arrestuarit sipas policisë janë:

• Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);

• Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);

• Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”).

 

“Shtetasi Meardi Berberi, në bashkëpunim me shtetasin Ilir Berberi (i ndaluar), të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08.08.2020, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit, shtetasin J. M., ku si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij” thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 

 



3 Comments

  1. Kriminelet jane bere dhe budallenj. Ca vrasin me thika duke lene 100 gjurme, te tjeret qellojne nga 200 here para kamerave nje objektiv qe nuk e shohin dhe terrorizojne te tjeret duke terhequr vemendjen. Rilindja duhet te filloje te shqetesohet seriozisht per shendetin mendor te miqve krimineleve se po afrojne zgjedhjet dhe ka rrezik t’i bejne pazaret e votes ne mes te qytet-fshatrave dhe t’i lajmerojne me tellall si qemoti. Mesa duket karantina i ka lene edhe burgaxhinjte me pasoja.

  2. nuk po i shoh at komentuesit debila te perhershem ketu qe kur ndodh ndonje krim fillojne ulerasin SANDER LLESHIII , SANDER LLESHIIII.

    Ndersa kur kapen autoret … e qepin gojen.

    Shikoni pak statisitkat e policiese per kete vit . 89% e veprave kriminale jane zbardhur dhe autoret jane ne pranga.
    O truthare te shqupit .. eshte shume e veshtire te parandalosh nje krim . Kriminelet nuk linden sot , por kane te pakten 30 vite qe veprojne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *