• |
ide | kryesore

Jorida Tabaku: Shqipëria, vendi ideal për pastrimin e parave!

-Instant, Lajme, Të fundit



Raporti i Bazel 2020 e rendit Shqipërinë të parën nga vendet e rajonit për rrezikun që grupet kriminale dhe organizatat terroriste të pastrojnë paratë e tyre. Jorida Tabaku e Partisë Demokratike e ka quajtur këtë një fakt tronditës dhe të paralajmëruar më herët nga opozita.

“Mesa duket BE nuk është synimi i Ramës. Ritmet e rritjes së kriminalitetit apo pastrimit të parave, renditja skandaloze në raportet ndërkombëtare janë sinjal i qartë se kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë për qëllim jo integrimin por izolimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Askush më shumë se qytetarët shqiptarë nuk e do dhe përpiqet për të qenë sa më shpejt pjesë integrale e Europës së Bashkuar. Ndaj Edi Rama dhe qeveria e tij ta harrojnë se do të mund të izolojnë vendin dhe shqiptarët. Makthi i tyre për të mbrojtur krimin dhe pastruar paratë e pista nuk mund të jetë makthi i shqiptarëve. Qytetarēt shumë shpejt do të kenë mundësi ti tregojnë me votë vendin këtij pushteti autoritar që e ka zhytur vendin në krim dhe korrupsion galopant” shkruan Tabaku në një status në Facebook.

 



1 Comment

  1. Aty ka 30 vjet qe pastrohen para. Edhe ju ishit 8 vjet pas Nanos ne pushtet , ke proceduat per pastrim parash apo ke ndaluat ta bente nje gje te tille. Po Damir Fazllic apo dhe ndonje tjeter te kujton gje? Nje mut jeni te gjithe si ju dhe ata prandaj mos na u hiqni me katolik se Papa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *