• |
ide | kryesore

Kaos në Kakavijë/ Dy të moshuar i marrin me ambulanca, qytetarët irritohen, Gent Cakaj fik telefonin

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy të moshuar në Kakavijë, në pritje për të kaluar kufirin janë nisur drejt spitalit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Në Kakavijë situata është kaotike për shkak të radhëve të gjata që janë krijuar prej ditësh.

Qytetarët shqiptarë janë në pritje për të kaluar në Greqi. Mësohet se nga pala greke nuk po punohet me kapacitet të plotë. Po ashtu temperaturat e larta vështirësojnë më shumë pritjen e tyre. Ndërsa temperaturat shënojnë 40 gradë celsius, situata vështirësohet edhe më shumë për qytetarët që jan lënë në mëshirë të fatit në Kakavijë. Ata shprehen të revoltuar për organet kompetente.

“Kam ardhur që në 2 të mëngjesit, kemi ecur vetëm 500 metra, policët bënin indiferentin na thoshin që s’kemi ç’të bëjmë”, thotë një qytetar.

“Kemi ardhur që në orën 1, s’kemi as ujë për të pirë, kemi nevojë të shkojmë për nevoja personale, s’dimë si t’ia bëjmë”, thotë një grua në pikën e kalimit kufitar me Greqinë.

“Kam ardhur që në orën 1 e gjysmë, është shumë keq nuk lëviz fare, se dimë a do të lëvizim apo jo, po presim në mes të vapës”, thotë një qytetar tjetër.

Ndërkohë mediat raportojnë se në kulmin e shqetësimit të qytetarëve, zv.Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka fikur telefonin.



14 Comments

  1. Çprisni nga ridhjeresit qe perveç grave dhe motrave kane shitur dhe shpirtin te greku, se bythen po e po, me vaftin!

    1. Heee kur ishte sala…. Naaaa… ja mblidhte grekve u tregonte vendin. Greket dhisnin gjak ateher, refugjatet ne gr ateher ishin zot ne gr. Benin ligjin me fshesa.
      Cna keni car trapin. Keshtu ka qen gjithmon e keshtu do jet per shume koh akoma. Ata na shohin si arixhinj. Kurse ne shajm njeri tjetrin. Na e kan fajin qeverit tona. Ata andej matan kufirit s kan faj ata.
      Idioter mblidhni trut, se pikerisht per kete behet e gjith kjo. Te kemi pa kenaqesi me njeri tjetrin.

  2. Pse, po ta kishte teleffonin ndezur ky buzequmeshti, do bente ndonje fje? Kush e merr seriozisht kete qenje qe te vetmen vlere qe mendon se ka, eshte se ka lexuar Kadarene…

  3. Hajde shtet qe kemi. Fik telenonin njeri, bej plazh tjetri. Ci qi temen ca behet me gjithe ate milet ne Kakavije.
    Jo po ta marin vesh qe duhet te vazhdojne te rrine aty ku jane per te pakten edhe 2 jave sa te mbarojne 15diteshin e pushimeve. Edhe kur e mendon qe PS ka dege ne Greqi ( dhe gjithe keto qe vuajne pas 6 muajsh karavan i ke prape pee te votuar shokun Edi. Uroj qe kete radhe te pakten ne mos ta votojne ti bejne shurren fletes se votimit e ta nxjerrin te pavlefshme.

  4. Ore Rama &Co qen bir qeni eshte, po edhe keta sufllaqet emigrante kur greku thote qe do dalin vetem 750 pesona perse vihesh ne rradhe dhe mbi te gjitha kthehu, ose kap nje dhome me qera e nisu neser..Preferojne te rrijne ne sy te diellit e te shajne shtetin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *