• |
ide | kryesore

Kaosi në kufi/ Graqia mbyll deri në fund të gushtit hyrjen e shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria greke ka lajmeruar se ka shtyre kufizimin per hyrjen e shqiptareve ne shtetin grek, deri me 31 gusht.

Lajmi jepet ne nje postim te ambasades greke ne Shqiperi, ne Facebook.“Sipas vendimit të qeverisë Greke i dates 13.08.2020, kufizimet për hyrjen në Greqi nga Shqipëria shtyhen deri më 31 gusht 2020”.

Sipas vendimit të qeverisë Greke i dates 13.08.20 të përjashtuar nga ky kufizim jane: personat qe kane pasaportë Greke, Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kane marre leje për nevoja absolutisht të nevojshme.

Hyrja e personave të mësipërm behet nga pikat kufitare të Kakavijes, prej së ciles lejohet të hyjnë 750 persona në ditë, dhe Kapshtices prej së cilës lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00, ose me aeroplan (fluturimet Tiranë – Athinë).

Nga e Diela e dates 16.08.2020 nga ora 00:01 e drekes, të gjithë ata që hynë në Greqi aplikojnë karantinën 7 ditore që nga ardhja e tyre (duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve).

Personat që shkelin karantinën, përveç sanksioneve të parashikuara penale, gjobiten me 5.000 euro.

Nga 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:

1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të kryhet deri në 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorë publik ose privat të çertifikuar në Shqipëri, (jo i vlefshëm për drejtuesit e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

2) Vërtetimi i diagnozës në anglisht (në të cilën duhet te jete emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të një individi

3) Vërtetim për plotësimin e formularit special PLF, me kod QR (nga adresa e postës elektronike https://travel.gov.gr).”, thuhet ne reagim.



6 Comments

  1. Gjithë kjo fasadë kur Rama është me pushime.

    Rama me pushime, Shqiptarët që punojnë në greqi piqen në diell.

    E gjitha kjo ndodh kur në konfliktin Turqi-greqi, Shqipëria nuk mban qëndrim pro greqisë.

    Kaq duan vampiri dhe kuklla e ulur në prehërin e tij, etj, ham-ham, ushqim për mizat pas m**it.

    1. Cfare thua o njerez, shqiperia eshte e mbyllur per te gjitha shtetet ska te beje me greqine apo tjeter shtet, prandaj ne e dime qe perkohesisht jane mbyllur kufijt , por prap ne shkojme per te kaluar, sna i ka fajen shteti as opozita e cila nuk thote asgje, por vete neve , qe nuk presim deri ne vendimin per te kaluar llirisht

      1. ec aty se kanali ke perpara, shpresij te jete pa uje se me mbytesh
        ku e sheh politiken ti, se me plasi kari mua per ndonje, jo ore jo po me vjene keqe per ju injorantet qe su pelqen e verteta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *