• |
ide | kryesore

Miley Cyrus i jep fund lidhjes me Cody Simpson

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngetarët Miley Cyrus dhe Cody Simpson i kanë dhënë fund maredhënies së tyre.

Një burim konfirmon për PEOPLE se çifti u nda disa javë më parë pas 10 muajsh të lidhur. Lajmi për ndarjen e tyre erdhi vetëm disa orë përpara premierës së këngës më të re të Miley,  “Midnight Sky”.Në fillim të këtij muaji, Simpson, publikoi një dedikim të ëmbël për Cyrus në Instagramin e tij, duke shkruar, “I dashuruar me miken time më të mirë”.Simpson ka qenë gjithmonë përkrah këngëtares dhe zbuloi se ajo nuk ka pirë alkool në  gjashtë muajt e fundit.“Ai po bën një jetë të shëndetshme dhe e mbështet Miley-n”, tha një burim për PEOPLE në korrik.“Të qenit me Miley-n është një gjë e mrekullueshme në jetën time”, është shprehur Cody duke e quajtur atë“krijuese dhe frymëzuese si dhe shumë të pavarur” në një intervistë në prill me The Sydney Morning Herald.Cyrus dhe Simpson u lidhën për herë të parë në tetor 2019, menjëherë pasi ajo u nda nga Kaitlynn Carter me të cilën kaloi një romancë të shkurtër pas ndarjes nga ish-bashkëshorti aktori Liam Hemsworth.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *