• |
ide | kryesore

Plas arma në Bulqizë, policia jep detaje për ngjarjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë janë regjistruar në fshatin Gjoricë, në Bulqizë, rreth orës 17:40 pasditen e sotme.

Sipas policisë, shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri automatik, para banesës së shtetasit D.K., i cili ka njoftuar menjëherë Policinë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *