• |
ide | kryesore

Radhë kilometrike në Kakavijë, makinat arrijnë deri në Jorgucat

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej tri ditësh tashmë vijon situata kaotike me radhë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Shqiptarët presin me orë të tëra deri në mbërritje pranë pikës doganore, ku duhet t’i nënshtrohen tamponit për të hyrë në Greqi. Ata shprehen të indinjuar, për pritjen e gjatë në një mot të nxehtë e në kushte te pafavorshme.

Mëngjesin e sotëm mësohet se vargu i makinave ka shkuar deri në fshatin Jorgucat, në drejtim të Sarandës.

Situata është përkeqësuar jo vetëm për shkak të procedurës së tamponit, por edhe mbyllja e kësaj pike kufitare të palës greke gjatë natës, nga ora 22:00-06:00.



2 Comments

    1. Ata qe presin ne radhe jane te gjithe greke tashme, sepse greku lejon te levizin vetem ata me pasaporta greke dhe ata me dokumenta ‘minoritaresh’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *