• |
ide | kryesore

Reagim steril nga Ministria e Jashtme për bllokimin e kufirit nga Greqia

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej disa ditësh vijon e rënduar situata në pikën kufitare të Kakavijës, ku nijëra qytetarë janë të detyruar që të presin në radhë në pikun e vapës për të kaluar Greqi.

Mes tyre ka dhe njerëz me probleme shëndetësore, të cilët janë detyruar që të kthehen dhe të marrin ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja sa vjen e rëndohet pasi radha ka shkuar në thuajse 20 kilometra. Nga Ministria e Jashtme nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar, por edhe kur mediat janë interesuar, komenti ka qenë krejt steril dhe është mjaftuar vetëm me një shpjegim apo një justifikim të palës greke, që po bën tamponat në kufi.

Duk iu përgjigjur interesimit të Abc Neës në lidhje me situatën kaotike në Kakavijë, Ministria e Jashtme thotë se kanë kontaktuar me palën greke dhe është konstatuar se vonesat nuk shkaktohen nga policia, po prej autoriteteve shëndetësore.

Ndër të tjera ministria bën me dije se gjatë ditëve të fundit kalimi lejohet vetëm në orarin 06:00 deri 22:00 ora shqiptare.

Ndërkaq, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ka fluks të shtuar dhe qytetarët janë detyruar të presin me orë në radhë, si pasojë lëvizja po ecën shumë ngadalë, pasi nga ana e autoriteteve greke po kryen testimeve masive.

“Është realizuar takim me drejtues të palës greke dhe theksojmë se problemi në lëvizje nuk krijohet nga autoritetet policore greke apo ato doganore, por nga autoritetet shëndetësore në Pikën e Kalimit Kufitar të palës greke. Teksa në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, puna vijon normalisht. Në Pika Kufitare të tjera, pala Greke nuk kryen procedura hyrje/dalje, për mjete dhe shtetas, por procedon vetëm raste urgjente”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë se Jashtme, që ështe mjaftuar me kaq. duke lënë në mëshirë të autoriteteve greke, dhjetëra mijëra emigrantë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *