• |
ide | kryesore

Sheshxhirimi i filmit ‘Mission: Impossible 7’ kaplohet nga zjarri ( FOTO )

-Instant, Paparazzi, Slider

Vendxhirimi i filmit Mission: Impossible 7”  është kapluar nga zjarri këtë javë.Për shkak të pandemisë së coronavirusit, xhirimet e filmit ishin ndërprerë për disa muaj, ndërsa tani mund të ndodhë sërish diçka e ngjashme.

Ditë më parë, motoçikleta e njërit prej kaskaderëve ishte kapluar nga flakët gjatë xhirimeve në Oxfordshire gjatë hedhjes nga një rampë ku si rezultat sheshxhirimi tka pesuar   dëme të mëdha.Raportohet se aktori  Tom Cruise, eshte  mjaft i frustruar duke qenë se mund të ketë shtyrje të mëtutjeshme të realizimit të skenave. Cruise ka qenë duke ushtruar me një parashutë për një skenë të radhës, në kohën kur vendxhirimi është kapluar nga zjarri dhe më pas kanë arritur ekipet e zjarrfikësve të Oxfordshire.Një burim i The Sun ka thënë se motoçiklisti duhej të binte mbi jastëkët e mëdhenj për ta zbutur rënien, mirëpo gjërat nuk shkuan sipas planit dhe motoçikleta ka rënë anash duke shkaktuar zjarrin që ka dëmtuar një pjesë të madhe të vendxhirimit. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.


 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu