• |
ide | kryesore

Shtohet puna në Kapshticë, ulet numri i shqiptarëve që udhëtojnë drejt Greqisë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Është ulur ndjeshëm numri i shqiptarëve që udhëtojnë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës drejt Greqisë.

Fluksi i udhëtarëve që arriti deri në 4 kilometër i gjatë, është shkurtuar në mënyrë të ndjeshme. Kjo, falë punës intensive të palës shqiptare, por edhe asaj greke.


Të dyja palët kanë punuar në mënyrë të vazhdueshme, pala greke me 4 sportele, ndërsa ajo shqiptare me 6 të tilla, raportoi news 24. Prej dy ditësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës u krijuan radhë të gjata mjetesh dhe udhëtaresh të cilët kanë pritur mbi 5 orë në tokën shqiptare, varg kilometrik që kalonte edhe fshatin e Kapshticës.

Ajo cfarë bëhet e ditur nga burime pranë pikës doganore është se nje pjesë e qytetarëve janë kthyer mbrapa për arsye të mos-plotësimit të dokumentacionit online në portalin e vendosur pikërisht për kalimin e shtetasve shqiptarë drejt territorit grek.

Shkak i rradhëve dhe i pritjeve të gjata është vendimi i qeverise greke për karantinimin e detyruar 1 javor si dhe testi i COVID-19 pas datës 16 Gusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu