• |
ide | kryesore

Video/ Champions, rezultat apokaliptik: Bayern uragan i nivelit të tetë, Barcelona turpërohet 2-8 dhe lamtumire Setien

-Instant, F1, Sport, Video



Bayern Mynih shkon në gjysëmfinale të Champions në Final 8 në Lisbonë dhe e bën duke shpërndarë frikë me 2-8 të fiksuar kundër Barcelonës. Tupërohen në mënyrë të paprecedentë katalanasit që nuk arritën ti bënin ballë uraganit bavarez që në katër më të mirët do të presë fituesen e City-Lion. Në Lisbonë gjermanët dhuruan një provë force: dy gola nga Muller (4′ e 31′) e Coutinho (85′ e 89′), një nga Perisic (22′), Gnabry (28′), Kimmich (63′) e Lewandowski (82′). Për Barça nuk patën vlerë autogoli i Alaba (7′) e goli i Suarez (57′).

Spektakolare pritej dhe ashtu rezultoi ndeshja cerekfinale në Lisbonë, mes Barcelonës e Bayern Mynih. Bavarezët kaluan në avantazh menjëherë në minutën e 4, kur Thomas Muller shënoi një gol me peshë që në fakt duhet të trondiste katalanasit, por pati efekt të kundërt, ose ndoshta ishte edhe rastësi. Vetëm tre minuta më pas Blaugranat rikthyen ekuilibrin, por ‘merita’ është e Alaba që devijoi në portën e tij, duke befasuar Neuer dhe duke kthyer barazinë.

Bayern Mynih ishte i pandalshëm e pas barazimit të rastësishëm nga autogoli I Alaba, bavarezët u kthyen të mbillnin panik. Perisic kaloi përsëri në avantazh Bayern në minutën e 22, ndërsa Barcelona pothuaj nuk ekzistoi në fushë. Gnabry I coi shifrat në 3-1 atëherë kur Barca po shpresonte të futej në lojë, ndërsa Muller shënoi pokerin në minutën e 31. Dygolësh për sulmuesin, që vulosi praktikisht fatet e kësaj ndeshje, ku nga Messi e Barca nuk ka gjurmë.

Kur luajnë dy skuadra të tilla sfida nuk ka të mbaruar. Aktivizimi I Griezmann ktheu skemën tradicionale tek katalanasit, që shkurtuan diferencën me Suarez. Sulmuesi finalizoi në mënyrë spektakolare një aksion të nisur nga Messi, duke dribluar Boateng, por të vendosësh në vështirësi këtë Bayern është e pamundur. Pikërisht kështu sepse në të 63, gjashtë minuta nga goli i uruguajanit, Kimmich vulosi shifrat në 2-5, duke fundosur edhe shpresat më të vakëta të katalanasve për të shkuar në gjysëmfinale.

Setien I dorëzuar në pankinë pa skuadrën e tij, me shumë mundësi për të fundit herë si trajner, të vuante në cdo minutë të ndeshjes, pasi Bayern Mynih shënon edhe tre gola të tjerë duke I dhënë përmasa apokaliptike disfatës në cerekfinalen e Champions. Lewandowski shënoi golin e gjashtë në assist të Coutinho. Pastaj braziliani ngjitet në katedër me dy gola kundër ish-skuadrës së tij, që e cojnë rezultatin në një 2-8 të paprecedentë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *