• |
ide | kryesore

Vodafone Albania vlerësohet nga UMLAUT si rrjeti më i mirë në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Një prejkompanive lider, ndërkombëtar, në testimin e cilësisë së infrastrukturave dixhitale, umlaut, publikoi rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri, ku rezulton se Vodafone Albania ka marrë pikët më të larta të arritura ndonjëherë në vendin tonë, në të gjithë treguesit e performancës së rrjetit celular.

Umlaut ka analizuar cilësinë e rrjeteve celulare në Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve voice dhe data në celular, në qytete të mëdha e të vogla, si edhe rrugë ndërqytetëse. Bazuar në testimet e kryera, Vodafone Albania arriti pikët më të larta të marra ndonjëherë në vendin tonë (893 pikë nga1000), përsa i përket performancës së rrjetit në total, cilësisë së telefonatës, cilësisë së internetit, si dhe performancës nga të dhënat crowd sourced, rezultate që theksojnë edhe një herë standardin e lartë në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Vodafone në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh: “Kjo arritje historike është rezultat i investimeve të vazhdueshme dhe tregues që këto investime kanë sjellë diferencën në treg. Jemi shumë krenarë që kemi ndërtuar një rrjet të fuqishëm e të qëndrueshëm në Shqipëri, i cili arriti performancën maksimale edhe në situata sfiduese, siç ishte periudha e Covid-19. Ky rezultat nuk është vetëm një arritje e radhës për kompaninë, por edhe një përgjegjësi më shumë për të ruajtur intensitetin e punës sonë, në realizimin e shoqërisë dixhitale për Shqipërinë, nëpërmjet rrjetit të fuqishëm Vodafone Gigabit.”

Drejtori Ekzekutiv i Telekomunikacionit në umlaut, Hakan Ekmen, përgëzoi kompaninë Vodafone për këtë arritje: “Përgëzoj Vodafone Albania për arritjen. Me 893 pikë, skuadra e Vodafone ka arritur rezultatet më të larta të siguruara ndonjëherë në Shqipëri në testimet e umlaut. Klientëve Vodafone iu ofrohet cilësia më e mirë e shërbimeve celulare. Vlerësimi i performancës së rrjeteve celulare nga umlaut standardizon industrinë, duke vlerësuar me korrektësi dhe transparencë infrastrukturën globale dixhitale.”

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse e zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Superioriteti në cilësinë e rrjetit është rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira në treg për klientët.



5 Comments

  1. sa fallco, vodafoni ngeli duke na vjedhur, ne kohe pandemie gjitha kompanite celulare neper bote dhane giga falas kurse vodafoni jone ne shqiperi nuk dha asnje gje,,,,, tradhti ndaj klienteles, meriton te ik nga shqiperia

  2. Vodafone eshte mashtroni, ne zonen e Dajç B/Bunes Shkoder nuk ka 4G, 3G ka signal me cilesi ta dobet. Eshte turpi i Vodafone.

  3. Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca e vjedhjes në industrisë e komunikimeve elektronike në Shqipëri. Bëni publicitet se vlerësimin e jep klienti që po ju djeg kartat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *