• |
ide | kryesore

Aksidenti në Kakavijë/ Fëmija 10 vjeç nga Lezha, ambulanca transportonte të sëmurën

-Instant, Lajme, Të fundit



Aksidenti i rëndë në Kakavijë, ku humbi jetën fëmijë 10 vjeçar ka qenë shkak i një pakujdesie në radhët e gjata të pritjes për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Fëmija ishte nga Lezha po qëndronte në radhë prej ditësh me familjen e tij. Mësohet se ai ka dalë para ambulancës që po ecte me shpejtësi, duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia e ambulancës, që po transportonte nga Kakavija në drejtim të spitalit rajonal Gjirokastër një grua që kishte probleme shëndetësore.

Në atë moment fëmija i ka ikur nga dora të ëmës që po prisnin në radhë të bllokuar pranë mjetit të tyre dhe ka dalë para ambulancës. Përplasja ka qenë tepër e fortë duke i marrë jetën 10-vjeçarit S.N.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kthesës së Bularatit në orën 10:30. Familja nga Lezha kishte që mbrëmjen e djeshme që priste në radhë për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës.

Ngjarjen tragjike e kanë parë dhe qytetarët që kanë qenë duke pritur në rrugë, ndërsa gjendje e nënës së të miturit është e rëndë në spital. Asaj i ka rënë të fikët pas përplasjes së fëmijës para syve të saj dhe është dërguar menjëherë në spital.



3 Comments

    1. Akoma me saliun a t’qifja ???
      Ti sikur po bo pushimet me shulin e gjate,
      shok dhome e ke ??
      Pse s’merresh me ate qe ka çelsat, apo verbimi i 1945 s’ka hik akoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *