• |
ide | kryesore

Basha për Kakavijën: Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar, turp!

-Instant, Lajme, Të fundit



Duke iu referuar radhëve kilometrike të automjeteve e qytetarëve që presin të kalojnë kufirin, aksidentit tragjik ku humbi jetën 10-vjeçari pasi u përplas nga autoambulanca, Basha thotë se kjo situatë është e turpshme.
“Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar. Turp!”, – shkruan Basha në Twitter bashkëngjitur linkut me deklaratën e PD.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Mendimet dhe lutjet tona janë sot me prindërit dhe familjarët e fëmijës që humbi sot jetën në aksidentin tragjik, në mesin e krizës humanitare të krijuar prej 4 ditësh në pikën kufitare të Kakavijës. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar dhimbjen dhe këtë humbje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë.

Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi.

Kjo krizë nuk zgjidhet me propagandë në rrjetet sociale. Nuk zgjidhet me postime virtuale nga rezidencat luksoze qeveritare ku pushon kryeministri, dhe as me xhiro me helikopter dhe rikthim në hotele me 5 yje ku pushojnë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.

Zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti i tyre.



8 Comments

  1. Jam socialist, kam votuar gjithmon per ps. Dhe ne zgjedhjet e rradhes do votoj prap ps.
    Por kam shume deshir qe kete radh te fitoj pd. Se dua te qesh 4 vitet e ardhshem. Do qesh me kete birbon qe kerkon te behet kryeminister. Kurse ju qe e shikoni si shpetimtar, do qani.

  2. Para disa vitesh ne Greqin tone fqinje shperthyen protestst per nje femij apo e kam gabim POE+R ne nuk kemi njerres te tille dhe prandaj dalinKM dhe qeveritaret tane nga hotelet lluksoze te na thone qe keshtu eshte ne gjithe boten dhe ajo Xhacka budallacka na tregonte se edhe ne france itali gjermani eshte e njejta situate KANE GJETUR SHESH DHE BEJNE PERSHESH

  3. Jo o Live, une nuk i besoj askujt, ama socialistet vetem keq kane bere ne kete vend. Nuk jam si puna yte qe po ta futi Rama leshon britma kenaqesije, po ta futi Basha bertet nga inati. Une nuk jam me asnje dhe nuk i besoj asnjerit nga keta qe jane ne loje aktualisht dhe jam shume i sigurt per ate qe them, e majta fiton ne Shqiperi se jemi nje popull dembel dhe e majta i rrjep njerezit kudo qe fiton. Kenaqu tani me ate qe vjedhin qeveritaret aktuale shqiptare. Kur te jesh pa buke, enderro sikur i ke marre ti ato miliardat e eurove qe mungojne ne llogarite e shtetit shqiptar

  4. Nese do ishte i ndjeri Olldashi ne krye te PD,kjo qeveri antishqiptare nuk do shtynte as edhe muajjn e pare te mandatit.fatkeqesia qendron tek kapja e PD nga Sorros matufi qe bllokoi edhe elementet e pare te oponences.ky i ka duart e lidhura dhe punon per psikopatin.ky edhe kur klani mafioz i ps ka qene ne grahmat e fundit i ka dhene oksigjen .shpresoj qe zgjedhjet e ardheshme ti fitoj ndonje Pol i trete ose PD me nje tjeter lider. Sorros “non grata” ne SHQIPERI!!!!!

  5. Qe jemi te braktisur dhe te sulmuar nga kjo Q… nuk don shume mend…!!!
    Qe nuk kemi Q… per te na mbrojt nuk don shume mend…!!!
    Qe kemi Q… per te na sulmuar (per te na shtuar borxhin per dite e me shume) nuk don shume mend…!!!
    Por, qe nuk kemi edhe opozite dhe te braktisur edhe prej Saj, kesaj si i thone…!!!
    Vetem ketu ndodh! Çudira Shqiptare! Skandaloze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *