• |
ide | kryesore

Dita 4/ Të bllokuar në Kakavijë: Na sillni WC portative, ushqimet i kemi vetë!

-Instant, Lajme, Të fundit



Janë me mijëra shqiptarët e bllokuar në Kakavijë në ditën e katërt të pritjes për të kaluar kufirin drejt Greqisë. Një ditë më parë forcat e policisë shpërndanin ujë, por burra, gra, të moshuar dhe fëmijë tani i ka “zënë hall tjetër”.

Një prej mijëra qytetarëve që po qëndron në radhë, duke komunikuar për Lapsi.al tha se është kthyer në shqetësim serioz kryerja e nevojave personale për të gjithë ata që presin në vargun kilometrik. Në veçanti për gratë dhe vajzat që janë në radhë, orët po rëndohen për shkak të mungesës së një ambjenti privat për të kryer nevojat personale.

Duke ditur se do të prisnin me orë të tëra në radhë, qytetarët kanë marrë ushqime dhe ujë me vete dhe kjo nuk është problem mes radhëve që shkojnë gati 20 kilometra.

Kujdesi që kërkojnë nga autoritetet, janë WC portative, në mënyrë që të ruajnë edhe atë pak dinjitet njerëzor, që shteti i tyre duket se e ka humbur prej kohësh përballë grekëve.



7 Comments

  1. Paskeni rrjedhur fare..jo po do u sjellin edhe dush nashti..Ik e dhisni rrugeve se ashtu keni bere neper fshatra!

  2. o ciccio o moterqir, jane bashkeatdhetaret tane ato, apo eshte rilindja ne pushtet edhe ke sufllaqe per te ngrene ti edhe je rehat

    1. Nuk behet opozite me budallenj, po ti bytheshqyer nuk e kupton..Une nuk kam moter, por e jotja me pelqen shume..

  3. E tmerrshme, të mos kesh ku të shkosh për nevojat personale, politikanët e kane kthyer shtetin në një WC gjigande…. Pse s’e bëni kështu, të gjithë si jeni kthehuni dhe shkoni në Tiranë të gjithë bashkë te shtëpia e kryeministrit dhe mbaroni punë te shtëpia e tij. Ç’thoni??

  4. Po ikni ne shtepia o fshatare, ikni me ato makinat rrangalle se po vdesin femija rrugeve, ikni e mos kerkoni dhe hale se jeni mesuar te dhisni neper ferra..Ikni se nuk ua ka fajin njeri..Fajin e keni vete, turma emigrantesh injorante e e panginjur qe rrijne 3 dite perjashta se nuk duan as te shkojne ne bar e restorante..Ikni o fshatare me kartat e Homo-gjenit ne xhepin e mbrapem qe sa shkoni ne greqi filloni e shani Shqiperine ne greqisht..Ikni o jorgo te vdekur urie, qe na zute deren..

  5. O cicio dy motra ti njoh unë edhe motrën ta qifsha rilindjen bashkë me nënën dhe farefisin dhe mos u tall dhe ofendon bashkombasit tanë se kanë shumë halle me ju robqirat e rilindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *