• |
ide | kryesore

Dita e katërt në Kakavijë: “Edi Rama të vijë të rrijë këtu me ne”

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Kakavijë prej katër ditësh vijon kaosi i radhëve të gjata të qytetarëve shqiptarë të cilët presin për të kaluar kufirin në drejtim të vendeve të tyre të punës.

Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta, ku disa prej tyre kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me ndonjë masë të shtuar për normalizimin e situatës dhe se shkaku kryesor i kësaj vonese është procesi i testimit për Covid 19 nga pala greke.

Qytetarët shprehen se që prej ditës së djeshme janë në pritje për të kaluar kufirin në shtetin fqinj.

“Është një gjendje e jashtëzakonshme nuk e dimë se çfarë po ndodh, e gjithë kjo bëhet nga greku”, është shprehur një qytetar.

“Ku do të shkojë halli jonë, ne nuk dimë asgjë, kemi familjen por asnjë nuk na thotë se çdo të bëhet Edi Rama të vijë dhe të rrijë në radhë si ne”, ka thënë një tjetër qytetar që po pret për të kaluar në vendin fqinj në intervistat për abcnews,

Ndërkohë një ditë më parë MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Ata u shprehën se ishin në bisedime për zgjatjen e orarit të punës, por bisedimet dështuan.



6 Comments

  1. Nje qeveri qe nuk gjen dot gjuhen me nje qeveri tjeter fqinje, per te bere te mundur lehtesimin e kufizimeve per njerezit e saj per te hyre ne Greqi, mendoj se eshte e dobet dhe e papergjegjshme. Flet kryeministri me homologun e tij, ministri jashtem me homologun e tij, ministri mbrojtjes po ashtu, dhe ASGJE. Eshte e turpshme dhe tregon dhe njehere sa te dobet jemi ne arenen nderkombetare. Njerez qe duan te kthehen ne banesat dhe vendet e tyre te punes, dhe per te kaluar nje kufi, ju del qumeshti i nenes.
    Deri kur do vazhdoj kjo rropatje dhe degjenerim i shqiptareve Ata njerez aty jane njerez te punes, taksa pagues, votues.
    Turp me te madh nuk ka, ne rradhe te pare per qeverine tone, pastaj per ate Greke.

  2. Kjo ka 30 vite qe vazhdon pasi ne u varrem shume nga Greqia nje vend qe ne kemi shume probleme. Po suksese ne bisedime me Serbine qe e kemi dhe patnerin me te madh tregetar ne Ballkan tani ne kohen e qeverise Rama-Baton.

  3. Une besoj se qeveeia e ktij palloshit eshte nga me shkerllatet e ketyre 30 viteve.
    Por nuk ka faj qeveria se mbylll Greqia kufirin, qeveria jone edhe sikur te doj nuk ka ne dore asgje. Faji eshte i ketyre jorgove qe shkojne ne Greqi, e cila ka 30 vjet qe tall trapin me to. Kuptojeni nje her e mir o njerez, mos emigroni ne Greqi, nuk jeni te mirpritur atje. Ikni ku te doni, ne Itali, Gjermani, France, Spanje, Holland, etj.. po ne Greqi mos shkoni.

  4. Qe eria grele deri dilu ka te drejte te ndermste mads te gorys ne kete kohe pandemie,por mu eshte kjo qeveri MUTI e jona qe ka detyre kushtetuese te mbroje jeten e qytetareve te saj. Mund te diskutohej me qeverine greke ne lloj lloj menyrash,duke bere dhe shteti yne dhe as tampone falas per keta emigrane pasi jane parate e tyre qe e kane mbajtur gjalle kete vend.Por qeveritaret tane buze detit jane duke llogaritur cfsre tendera do bejne dhe sa do vjedhin dhe as behen merak per popullin. Me te papergkegjeshme se kete klase politike Shqiperia s’ka pasur kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *