• |
ide | kryesore

Konsulli shqiptar në Janinë: Po negociojmë që pala greke të hapë kufirin edhe natën

-Instant, Lajme, Të fundit



Konsulli shqiptar në Janinë Eltion Verleni, në një prononcim për mediat, deklaroi se është duke u negociuar, që pala greke të mund të hapë kufirin edhe gjatë natës ne Kakavije.

“Kemi folur me palën greke. Ata kanë shtuar sportelet, nga 2 janë bërë 3 sportele. Gjithashtu është rritur stafi i palës greke. Po negociojmë që pala helene të hapë kufirin edhe gjatë natës”, tha Verleni.

Eltion Verleni theksoi gjithashtu se janë në negociata me palën greke për të shtuar edhe numrin e shqiptarëve që kalojnë në një ditë në anën tjetër të kufirit.

“Jemi në negociata edhe për të shtuar numrin e qytetarëve shqiptarë që kalojnë kufirin. Sot kalojnë 4000 qytetarë, nga 1000 që ishin më parë. Kemi kërkuar që të shtohet staf mjekësor, staf në doganë etj”, deklaroi Verleni.



3 Comments

  1. Sa qesharake.
    Cfare po kerkohet, qe negociatat kane hyre ne diten e 5?!!!!
    Mos po negociohet Cameria?!
    Se nuk besoj se po negociohet qe nga 5 police te behen 10, dhe nga 3 doktore te behen 6!!
    Kjo eshte shqip “tallje bythe”, sikur jemi perballe nje situate shume te veshtire dhe te komplikuar. Po te duan greket kalojne 4-5 mije vete ne 24 ore pa sforco.
    Kjo ore zoterinj eshte ceshtje inati.
    Shteti shqiptar nuk duhet te lutet, por te ngrej zerin.
    Kjo qe po ndodh eshte thjesht KAPRICO, e qeverise Greke, dhe TURP per qeverine shqiptare.
    Vendimi per te mos i lejuar njerezit te mblidhen KOT ne kufi eshte i drejte.
    Dhe ne menyre te njejte duhet te sillet dhe shteti shqiptar me shtetasit grek.
    Mund te jemi inferior ne nr, por duhet te tregojme dinjitet.
    Tog fjaleshi “jemi ne negociata”, vetem irriton njerezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *