• |
ide | kryesore

Qeveria ‘dorëzohet’, Xhaçka thirrje nga Kakavija: Kthehuni mbrapsht, nuk mund të kalojnë të gjithë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha sot se Forcat e Armatosura janë në terren që ditën e djeshme dhe po ndihmojnë në shpërndarjen e paletave ushqimore, nevojave higjieno-sanitare dhe kontrollet mjekësore kur është e nevojshme. Ajo bëri thirrje që të shmangen udhëtimet dhe se kush po pret në radhë të kthehet pas deri në normalizim e situatës.

“Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur. Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës”, thote Xhaçka.



4 Comments

  1. Nje pjese e madhe shfrytezuan pushimet per te rinovuar pasaportat dhe ja… . Fare mire mund ta benin ne ambasaden tone ne Greqi…nese ambasadat nuk do ishin strofulla qokash per punesime pushtash, historikisht. ( si nuk po e merr ndonje shtet nen protektorat kete lloj race, strofull hienash me mire me thene , more… te shpetonim nga vetveja.

  2. ca shteti, mbas 4 ditesh u thot kthehuni ne shpi se nuk kaloni dot. nuk eshte pune covidi kjo jo, se cdo vit kemi pare skena te ngjashme, ku shteti ka qene po kaq qesharak

    1. E kan dhe vet fajen emigrantet, njoftimi doli nje dit para ne TV
      se ne cilat orare do punonin greket ne sportele ..
      Ti lexojn njoftimet, jo te dynden dhe te krijon situata te tilla kaotike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *