• |
ide | kryesore

Rama mesazh nga Dhërmiu për emigrantët e Kakavijës: Nuk ju kemi lënë vetëm!

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga vila qeveritare në Dhërmi, kryeministri Rama ka gjetur kohën pas 4 ditësh të ulet e të shkruajë një mesazh për emigrantët që qëndronë në radhë në Kakavijë. Përveç se shpreh pafuqinë dhe pafajësinë e qeverisë që drejton për situatën e krijuar për shkak të pandemisë, kreu i qeverisë bën edhe krahasimet me situata të tjera të ngjashme që kanë ndodhur psh. në Angli. Ndaj duke i qetësuar qytetarët, ai thotë se e gjitha është pjesë e normalitetit të ri ku po jetojmë për shkak të koronavirusit. Më poshtë mesazhi i plotë i kreut të qeverisë:

MBI SITUATËN NË KAKAVI

E kam ndjekur orë pas ore situatën e rënduar tejmase në doganën e Kakavisë. Kemi komunikuar gjatë gjithë kohës me zyrën e kryeministrit Mitzotaqis e me autoritetet e tjera greke. Kam marrë me mirëkuptim edhe mallkimet, sharjet, fyerjet nga shumëkush, që shpesh s’ka lidhje fare me radhën kilometrike në Kakavi, po e ndjen si detyrë patriotike të shajë e të akuzojë shtetin dhe qeverinë në fejsbuk.

Por fakti është se në këtë rast, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj padrejtësie apo diskriminimi ndaj shqiptarëve, siç thonë “patriotët” që luftojnë për dinjitetin e atdheut nga ajfoni i tyre. Këtu është fjala për një regjim të ri kontrollesh kufitare, me tamponimin e detyrueshëm të kujtdo që kalon kufirin e Greqisë, qoftë shqiptar, qoftë suedez apo britanik, shtetas këta që si gjithë të tjerët i nënshtrohen testimit në çdo aeroport të vendit fqinj. Madje edhe vetë shtetasit grek kanë të njëjtin detyrim dhe të njëjtin trajtim. Nga ana tjetër kjo çmenduri, në radhë për të kaluar kufirin nuk ndodh vetëm në Kakavi sot, dje për shembull, pika e kalimit në portin e Doverit në Britani ishte në kolaps të plotë dhe në radhë rrinin britanikët për t’u kthyer në shtëpi nga Franca, që t’i shpëtonin rregullit të sapovendosur të karantinës së detyrueshme. Plot gjysëm milioni turistë britanikë në një rendje marramendëse drejt shtëpisë.
Kjo është koha e mallkuar që po jetojmë, ku normaliteti me të cilin jemi mësuar një jetë, ia ka lënë vendin imponimit të disa rregullave të pamendueshme deri dje, si edhe konfuzionit në mënyrën se kur e si vendosen, duke bërë që edhe shtete të vetë BE-së, të kenë rregulla të ndryshme nga njëri-tjetri, duke trajtuar në mënyrë të diferencuar njëri-tjetrin.
Unë nuk e di çfarë kuptimi ka vendosja e detyruar e tamponimit të çdo individi që hyn në një shtet të caktuar, sepse të gjithë e dimë që tamponimi nuk tregon asgjë kur virusin mund ta kesh marrë një ditë më parë dhe në fazën disa ditore të inkubimit ai nuk shfaqet. Ashtu sikundër, e kemi parë edhe që jo gjithnjë tamponi e zbulon infeksionin me Covid19. Por kështu e ka vendosur Greqia dhe jo vetëm Greqia po edhe plot shtete të tjera, ndërkohë që të tjera shtete, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk e kanë këtë rregull. Së fundmi, disa shtete, përfshirë edhe Greqinë, kanë deklaruar se do të rifillojnë madje me karantinimin e detyruar të atyre që vijnë nga jashtë. Ky fakt, i ka shtyrë mijëra njerëz drejt Kakavisë masivisht, për t’i shpëtuar karantinimit që nis javën e ardhshme në vendin fqinj dhe një regjimi ende më të shtrënguar, ku kalimi i kufirit do të bëhet me kuota ditore! Kjo e ka krijuar kolapsin e shërbimit doganor në anën greke, ku sado që janë shtuar e po shtohen kapacitetet e testimit, lehtësimi i lëvizjes as nuk ndjehet fare. Çfarë mund të bëjmë ne, qeveria dhe shteti shqiptar në këto kushte, kur e përsëris, ky është një rregull i përgjithshëm i shtetit grek, që prek edhe vetë grekët që kthehen në Greqi! Faktikisht në radhën kilometrike të Kakavisë – ku shumica dërmuese e qytetarëve janë rezidentë në Greqi, taksapagues të rregullt të shtetit grek – ka edhe disa grekë, që njësoj si gjithë të tjerët kanë rendur të kthehen për t’i shpëtuar karantinimit që hyn në fuqi në 16 gusht. Por asnjë dallim nuk bën pala greke për ta dhe as kërkon që ata të kalojnë pa radhë.
Ne kemi qenë qysh në fillim të shqetësuar, të angazhuar e të përfshirë plotësisht në këtë hall, duke u përpjekur të lehtësojmë sa mundemi me Emergjencat Civile, me Urgjencën Kombëtare e me strukturat vendore, qytetarët që po zhuriten në diellin e nxehtë përgjatë atij karvani biblik. Vazhdojmë të komunikojmë me palën greke për të mundësuar një lehtësim më të madh, e do të vazhdojmë të asistojmë me të gjitha forcat njerëzit në atë hall të madh.
Nga ana jonë ne, Shqipëria, nuk do t’i rikthehemi karantinimit të detyruar për ata që vijnë nga jashtë, as nuk do të rishtrëngojmë lëvizjen e njerëzve brenda për brenda. Por do të vazhdojmë të përsërisim se kjo luftë me virusin Covid19, kërkon që çdo qytetar të zbatojë rregullat e mësuara përmendësh tanimë. Virusi do të jetë vërdallë edhe për shumë kohë dhe ne duhet të mësohemi me faktin se jemi të rrezikuar, e nga ky rrezik nuk na mbron dot askush nëse nuk mbrojmë veten e njëri-tjetrin. Asnjë shtet e asnjë qeveri nuk janë të pakritikueshëm, aq më shumë në këtë kohë dreqi, por jo, asnjë lidhje nuk ka situata në Kakavi me ndonjë gjë të lënë mangut nga shteti e nga qeveria jonë në raport me shtetin e me qeverinë greke. Prandaj me keqardhjen më të madhe për sfilitjen e të gjithë atyre që janë në atë radhë të tmerrshme, i siguroj të gjithë pa përjashtim se as i kemi lënë dhe as do t’i lemë asnjë minutë vetëm, deri në fund.



23 Comments

  1. Natyrisht nga plazhi bota duket bukur sidomos kur ke pranë nje pije të ftohtë nuk ta ndjen për ata në pikën e vapës që vuajnë dhe nuk gjejnë zgjidhje .

    1. Si ka mundësi që Tramp në moshë 74 vjeçare është përditë në zyrë dhe konferenca shtypi për të raportuar para gazetarëve ç’do gjë që ndodh në gjithë atë vend të madh , ndërsa lideri jonë global s’mund të braktisi pushimet e tija të çmuara?
      Zgjidh e mer o gomar, o kryeministër ose qytetar privat . Shqiptarët kanë nevojë për dikë që e bën natën , ditë për t’i ndihmuar e jo për një “sfilator mode” për kollare e kostume.

  2. Bastard,ti ndjehesh mire kur sheh se ai vuajne njerezit,sadist i çmendur,asnje fjale per vogelushin 10 vjeçar qe humbi jeten!?
    Biri i vrasesit nuk ka ndjesi humane,ndyresire e pakallur, drogaxhi i marre fund!
    Votojeni pape ju bij bushtrash qe ushqeheni me ligesi?
    Vdeksh edvin rama,ne menyren me mizore te mundhme,shpirferr i piste !

  3. Krahasimet qe beni Ju z.Kryeminister nuk qendrojne. Nje pyetje kam per ju.
    7 vjet ne pushtet, sa vizita keni bere ne Athine?. ASNJE. Orientimi i politikes tuaj, ka qeneAnkaraja dhe Beogradi.
    Kjo eshte arsyeja qe fjala juaj dhe e qeverise tuaj, nuk degjohet ne Greqi. Eshte ceshtje marredheniersh, jo rregulla te reja.
    Pse tamponi behet vetem ne Kakavie, dhe nuk behet ne Kapshtice?!
    Sot qe flasim, ju vret ndergjegjja, per lenien e qindra shqiptareve , ne meshire te fatit per dite te tera ne kufirin Greqi Shqiperi?!.
    Krahasimet me Anglezet qe kthehen nga Franca , tregojne dobesine tuaj, dhe paaftesine e menaxhimit te nje situate kaq te thjeshte.
    Me fjalen tuaj Greket as po pranojne te punojne 24 ore. Kaq e veshtire eshte!!!!
    Ndaj duhet menduar me thelle dhe gjate kjo pune. Ata njerez qe rrine me ore e dite aty, qe fatkeqesisht ne ate rradhe te tmerrshme kane humbur jeten 2 femije kane nevoje per dinjitet jo per pagure me uje.
    Ju mire beni qe pushoni, por gjithe ky shtet, pse ( dhe kaq sa po ben) reagoi me kaq vonese?!!!

  4. Për temën ne fjalë kemi folur shumë por për çështjen e korones qe po e përmend krye-m do ta tjerrin kete punë, terkuze do ta bejne, asnjëherë s’ka për të ikur. Shikoni çfarë sjell…

    Ekonomia pse ra? – Nga virusi dihet ajo, s’kemi ç’bëjme..
    Pse po vrasin veten njerzit? – Virusi
    Pse ështe shtuar dhuna në familje? – Virusi
    Pse është shtuar papunësia? – Virusi
    Pse është shtuar ankthi dhe dëshpërimi? – Virusi
    Po do shtohen vjedhjet, grabitjet … – Virusi prap.
    ….

    Pastaj njerëzit të rraskapitur nga vuajtjet dhe lodhja e mësipërme, do kërkojnë ndryshime dhe këta njerëz djallëzor e kanë “zgjidhjen” gati. Do sjellin diktaturën e shume-kerkuar prej tyre, diktaturë botërore. S’keni parë gjë akoma.

  5. O idiot kryeminister. Cfare te kushton te dergosh floten e analizave te Vilma Nushit dhe tu besh tamponin te gjithe atyre qe rine ne rradhe dhe me pas brenda 24 oreve tua dergosh homologeve grek rezultat online. Ti cdo gje e ben virtualisht pse dani e dashke ne menyre manuale. Sa per perkthimin e rezultatit te analizes prape shfaqesh injorant se te dhena shkruhen ne gjuhe mjekesore te kuptueshme kudo mjafton vetem positiv dhe negativ dhe e kupton edhe ai nga fiset zulu. Ti vetem lider nuk je se te mungon brumi i cili te ty ka me teper e karakteristikat e hajdutin me cizme. Kaq bisede bej me micotaqin ti dhe ajo kokelopa qe nise dje me helikopter. Shko mor zoteri rri dhe ti aty me ta merr dhe zahon dhe linden solidarizohuni mbase levizin duart greket. Hajde provoje ne zgjedhe o kriminel

  6. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Shqiptarët jetim,paguajnë taksa që ti shpërdorojë banda e”rilindjes” dhe Kryeministri pevers,si ti dojë bytha,sikur të ishin të tijat.Prill 2020, 27 emigrantë shqiptarë bllokohen në zonën neutrale në Kapshticë,pasi dëshironin të ktheheshin nga Greqia në Shqipëri,por Qeveria shqiptare nuk u hapi dyert për katër ditë,duke i lënë në të ftohtë e dëborë.Ne ndihmë i erdhi Këshilli Diasporës dhe biznesmeni Lazim Destani, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit,i cili mori përsipër t’u paguante një nga hotelet në Korçë,duke u dhënë kështu fund sfilitjes së emigrantëve.
    Zyrtarisht,shpenzimet për fjetje e ushqim për shqiptarët në 14 ditët e ardhshme i mbuloi Këshilli Kordinues i Diasporës,sepse Evin Escobar D’Rama dhe Qeveriu”rilindas”nuk i kishte dalë gjumi akoma.

  7. Na shite pordhe more plere km kur nga Turkoshaku Osman te erdhen ca lecka per spitalet, ???? He mo ku i ke spitalet, ore e kupton mo maska njeri qe qar i ke bere ketije populli ti as sja ben as s ka per te ja bere bir Shqipetari keshtu si ti more monster, mo tradhetar i kombit, mo hajdut i pa ngopur, mo injorant njeri, i degjeneruar, ty te rafte kanceri ne grykte mo rrace plere.

  8. Shani njeri tjetrin o idioter. Se greket ate duan. Po shqipetaret historikisht e kan zakon te han kokat me njeri tjetrit.

  9. Te gjithe ata njerez qe jane aty, duhet te kthehen ne banesat e tyre , dhe te presin.
    E pakuptimte pritja pa fund.

  10. E vwrtete eahte, nuk i ka lene vetem. Cfare faji ka kryeministri se eshte me pushime. Pasi te mbaroje pushimet, aty nga data 1 shtator do filloje punen. Beni durim o njerez se pas 16 diteve do kthehet. Deri atehere do rrije ne plazh per t’ju freskuar sadopak juve qe jeni ne kufinj

  11. O COPE E QELBESIRES.

    Nje Shtet vepron mbi baza historike.

    E dine hajvanet e zyrave, qe ne Gusht Shqiptaret vijne ?

    Per situaten e COVID, ne krye te AUTOSTRADES ne Greqi, ne bashkepunim me palen Greeke mund te vendosje me pagese nje TABELE “. SHQIPTARE. Per shkak te COVID BLA BLA BLA BLA BLA BLA BLA…………………

    Ben dhe plazh Kryeminister I propogandes

  12. “I kam marre me mirekuptim mallkimet, sharjet etj etj” thote ky qelbesire. Dhe kjo eshte tallje! Per kete njeri tashme nuk vlen shprehja “te kom lone zotin” po ky duhet marre zvarre ……. .

  13. Asnjë shtet e asnjë qeveri nuk janë të pakritikueshëm, POR JO QEVERIA JONE, qeveria jone mund te kritikohet per….. vazhdo fjaline ed rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *