• |
ide | kryesore

Shteti në kaos në Kakavijë/Xhaçka i bie gozhdës, Lleshi patkojit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shteti shqiptar nuk është kapur vetëm duke pushuar, të gjithë ministrat janë me leje, por edhe në kaos te plotë dhe mungesë kordinimi, lidhur me situatën emergjente në Kakavijë. Ndërsa kryeministri Rama nga vila e vet buzëdetit në Dhërmi kririkon qeverinë greke se përdor në mënyrë të panevojshme tamponat dhe u premton atyre që kanë prej tre ditësh pa bukë, pa ujë dhe pa WC, se “nuk do jë jenë asnjëhere vetëm”, në terren po ndodh e kundërta.

Dhjetëra mijëra shqiptarë të bllokuar në kufi/ Ministria e Jashtme me pushime

Mjafton të lexosh me kujdes deklaratat që nxjerr njëra ministri dhe tjetra, për te kuptuar se situata është ku thërret qameti. Lapsi.al e ka bërë dhe krahasimi është sa për te qarë, po aq dhe për te qeshur.

Aksidenti në Kakavijë/ Fëmija 10 vjeç nga Lezha, ambulanca transportonte të sëmurën

Ndërkohë që ministra e mbrojtjes premton permiresimin e krizës, ajo e Brendëshme thote të kundërten.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi sot se autoritetet vijojnë komunikimet me qeverinë greke për të pasur lehtësim të procedurave për kalimin e qytetarëve. Ky pohim i saj u bë titull lajmi në të gjitha mediat pro qeveritare.

Por entuziazmi nuk zgjati shumë. Sepse nga trupat e Sandër Lleshit njoftimet qenë të tjera.

Policia u bëri apel qytetarëve që të mos dynden të gjithë në një ditë drejt Kakavijës. Madje ndryshe nga shefja e ushtrisë ajo njoftoi se nga e hëna do të ketë masa më shtrënguese për të hyrë në Greqi pasi do te kete një numër më te kufizuar që do të lejohen të hyjnë në shtetin grek.

Pra kujt i duhet besuar, Xhaçkes që premton se masat do lehtesohen, apo Lleshit që paralakmeron se ato do të shtrëngohen? Apo mos i duhet besuar Edi Rames që shpall se do të jetë në krah të qytetarëve, por nuk rakordon dot as deklaratat e institicioneve qe pretendohet të drejtojë nga Dhërmiu?

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Ministri i jashtem, z. Rama, i cili ndodhet ne Dhermi, i ka derguar nje kerkese me shkrim z. Micotaqis, kryeministrit grek. Ne kerkese z. Rama parashtron hallet dhe problemet qe po kalojne qytetaret shqiptare ne kufirin me Greqine dhe kerkon qe qeveria greke te nderhyje menjehere per te zgjidhur situaten, ne te kundert qeveria shqiptare do bllokoje marreveshjen e detit me Greqine. Kerkesa pasi u firmos nga z. Rama i cili nderpreu pushimet per ta firmosur ate, u fut ne nje shishe, e cila u tapos mire dhe me u mbyl me dyll. Pas kesaj, shishja u hodh ne det me shpresen qe rrymat detare ta dergonin sa me shpejt ne ujrat greke dhe ndonje anije grake ta gjeje per t’ia derguar z. Micotaqis. Z. Rama beri c’eshte e mundur dhe tani cdo gje eshte ne dore te rrymave detare dhe te anijeve greke. Nderkohe kapter Lleshi dhe rreshtere Xhacka kane marre udhezime qe te bejne ritin indian per uljen e temperaturave dhe ne kete menyre te lehtesojne vuajtjet e shqiptareve te bllokuar ne kufi. Ta leme tani z. Rama dhe qeverine e tij te pushoje e qete, se i pret nje pune e madhe ne shtator me PPP-te, uniformat e policise dhe ushtrise, si dhe me lejet e ndertimit. Lavdi vepres se pavdekshme te rilindjes me z. Rama ne krye

  2. Per komentuesin e mesiperm.Informacionet e tua,nuk jane te plota.Shishja,me letren e Rames,eshte rrembyer nga valet e detit,dhe drejtuar nga anija turke,qe pret ne mesdhe,eshte marre prej marinareve te saj dhe po e analizojne,me mendimin qe tja dergojne Erdoganit.Pritet vendimi i tyre.Nderkohe emigrantet ne kufirin grek,te mos falen greqisht,por t’i falen Allahut,ne turqisht.Zoti i ruajte .

  3. Per komentuesin e mesiperm.Informacionet e tua,nuk jane te plota.Shishja,me letren e Rames,eshte rrembyer nga valet e detit,dhe drejtuar nga anija turke,qe pret ne mesdhe,eshte marre prej marinareve te saj dhe po e analizojne,me mendimin qe tja dergojne Erdoganit.Pritet vendimi i tyre.Nderkohe emigrantet ne kufirin grek,te mos falen greqisht,por t’i falen Allahut,ne turqisht.Zoti i ruajte .

  4. Shpresojme te mos jete e vertete o Krist sepse Erdoani dhe Micotaqis nuk flasin me njeri tjetrin dhe z. Rama do i duhet te nderpdese edhe nje here pushimet per te firmosur shkresen e re.

  5. Sali Berisha ka postuar një lajm “bombe” nga ato qe di vetem ai, në rrjetet sociale ku “dixhitali” i tij lajmeron për një atentat me armë ndaj pronarit të Fondit “Besa”.

    “Atentat në autostradën e Durrësit para 30 minutave. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital: Para 30 minutash është bërë një atentat me armë në zonën autostradës së Durrësit një makinë e tipit Porshe furistradë e kanë qëlluar me armë personi është Bajram Muça, pronar i fondit Besa”, shkruan Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *