• |
ide | kryesore

Situata kaotike dhe vdekja e të miturit në Kakavijë/ PD: Alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike reagoi pas aksidentit tragjik të ndodhur në Kakavijë sot, ku një autoambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç.

Teksa i shpreh ngushëllime familjarëve, PD thekson se “Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë”. 

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE
Mendimet dhe lutjet tona janë sot me prindërit dhe familjarët e fëmijës që humbi sot jetën në aksidentin tragjik, në mesin e krizës humanitare të krijuar prej 4 ditësh në pikën kufitare të Kakavijës. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar dhimbjen dhe këtë humbje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë.

Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi.

Kjo krizë nuk zgjidhet me propagandë në rrjetet sociale. Nuk zgjidhet me postime virtuale nga rezidencat luksoze qeveritare ku pushon kryeministri, dhe as me xhiro me helikopter dhe rikthim në hotele me 5 yje ku pushojnë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.

Zgjidhja e krizës humanitare kërkon angazhimin në nivelet më të larta të qeverisë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti i tyre.



5 Comments

  1. Po keto i dine njerezit, nuk ka nevoje t’iu kujtosh se jane te braktisur nga qeveria.
    Ore nuk rregullohen gjerat me nje deklarate. Ne nje vend normal opozita do i kishte bere qe tu dridhen kembet atyre qe nuk po prishin qefin e pushimeve. Apo ishalla marrin inat qeverine e na votojne ne.
    Por qe te ndodhe kjo duhet te kete opozite.

  2. Opozita po thot te vertet en kjo eshte qeverri a me bythqirepas asaj te haxhi qamilet qe ka pa’s albanistani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *