• |
ide | kryesore

Kalojnë të gjithë në Kapshticë, por ndryshe ndodh në Kakavijë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në pikën doganore të Kapshticës kanë kaluar të gjitha automjetet e vogla. Lapsi.al mëson se janë bllokuar vetëm 2 autobusë. Ndryshe është situata në Kakavijë ku radha është reduktuar në 1 km në pritje për të kaluar në shtetin grek.

Mësohet se në orën 22:00, kur është caktuar edhe fundi i punës nga pala greke, do të kenë kaluar të gjithë qytetarët që presin në radhë, duke i dhënë fund makthit të 5 ditëve pritje. Nga mbrëmja e kaluar e deri më tani kanë kaluar në total 2781 qytetarë dhe 1167 automjete.

Pala greke u tregua tolerante duke lejuar kalimin e kuotës vetëm për sot. Duke filluar nga nesër, kushdo që shkon në Greqi ka një javë detyrim në karantinë dhe duhet të paraqesë përgjigjen negative të testit të Covid-19.

Nga pika kufitare e Kakavijës do të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *