• |
ide | kryesore

Kim dhe Kanye West, pushime në kampin luksoz ‘Dunton River’ (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Kanye West së bashku katër fëmijët e tyre kanë vendosur të pushojnë në kampin luksoz të ‘Dunton River’ në Colorado.

Burime pranë çiftit pohuan se ata ‘morën me qira një fermë prej 500 hektarësh’, e cila u kushtoi atyre 43,000 dollarë për një natë.Familja raportohet se mbërritën në ‘Dunton River Camp’ më 9 gusht me avion privat, pasi pushuan në Republikën Dominikane një javë më parë.Bashke me ta ishte dhe motra e madhe e Kim, Kourtney dhe djali i saj Mason.Vendi i izoluar i kampit ndodhet thellë në malet San Juan, një orë jashtë Telluride, ku u sigurua një intimitet i plotë për çiftin gjatë qëndrimit të tyre.Vizitorët që qëndrojnë në ‘Dunton River Camp’, i cili është i hapur vetëm nga qershori deri në tetor, janë në gjendje të eksplorojnë pronën me kalë.Përveç të gjithë hapësirës shtesë, ata gjithashtu do të kenë qasje në të gjitha shtigjet e ndryshme për ‘hiking’, burime relaksuese etj.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *