• |
ide | kryesore

Miley flet rreth ndarjes me Cody Simpson: Mos u habisni po na patë bashkë javën tjetër

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjatë një live në Instagram, këngëtarja Miley  Cyrus  pohoi se ajo dhe Cody Simpson i kanë dhënë fund maredhenies, por kanë në plan të mbeten miq të mirë.

“Një vit më parë, rreth kësaj date media u përpoq të thoshte historinë time për mua, por s’mund ta pranoj një tjetër herë. Sot, doli kudo lajmi se unë dhe i dashuri im jemi ndarë. U tha se është konfirmuar nga një burim i besueshëm edhe pse askush nuk është i besueshëm në një lidhje përveç atyre që e jetuan atë. Për momentin, dy gjysma s’mund të bëjnë një të tërë dhe ne si individë po punojmë për veten dhe jetën. Për t’u bërë njerëzit që duam të jemi, si kushdo tjetër në moshën tonë.Po vendosim se çfarë do të bëjmë me jetët tona prandaj mos bëni drama nëse javën tjetër na shihni që kemi dalë bashkë prapë, për të ngrënë pica. Kemi qenë miq për 10 vite dhe do vazhdojmë të jemi, prandaj mos shpikni gjëra që s’janë.”Ndarja me Simpson erdhi pak para se Miley të publikonte këngën e saj të re, “Midnight Sky”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *