• |
ide | kryesore

PD kërkon shkarkimin e Blendi Gonxhes: Fshiu deklaratën poshtëruese ku akuzon emigrantët për krizën në kufi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa denoncon se drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka fshirë një deklaratë në rrjetet sociale ku akuzonte emigrantët për krizën në kufi dhe nënën e 10- vjeçarit të vrarë nga ambulanca për vdekjen e të birit dje në Kakavijë.

Zhupa thotë se deklarata e tij ishte poshtëruese dhe provokative, dhe fshirja e saj është fshehje e krimit.

Sipas Zhupës, në rast të kundërt të ndryshimit të opinionit ai duhet të kishte kërkuar falje nënës së 10- vjeçarit dhe mijëra emigrantëve.

STATUSI NGA INA ZHUPA

Blendi Gonxhja e ka hequr nga facebook deklaratën poshtëruese, përçmuese, provokative dhe pa ndjenja ku akuzon emigrantët shqiptarë për krizën në kufi.

Heqja e postimit është vetëm një fshehje e krimit. Nëse do të kishte ndryshuar opinion, do të kishte kërkuar falje.

Do t’i kishte kërkuar falje asaj nënës së gjorë, që e akuzoi për vdekjen e të birit të vogël, i shtypur nga një ambulancë. Nëse do të kishte ndryshuar mendim, Blendi Gonxhja do t’u kishte kërkuar ndjesë mijëra emigrantëve që sakrifikojnë çdo gjë për të ardhur pranë të afërmve, emigrantëve që  kontribuojnë me djersën e tyre për të mbajtur prindërit në Shqipëri.

Blendi Gonxhja është ky i postimit gjithë arrogancë, urrejtje dhe përçmim ndaj emigrantëve. Heqja e këtij postimi nga rrjetet sociale nuk mjafton.

Ky zyrtar i padenjë duhet të shkarkohet menjëherë!

Është një akt për të treguar se Edi Rama nuk ndan të njëjtin qendrim me Blendi Gonxhen.



8 Comments

  1. Ardhja ne atdhe edhe ne keto kushte nuk eshte krim qe denohet me torture cnjerezore or zoteri.Ata nuk shkelen asnje ligj. Meqe nuk keni ndermend te merrni asnje pergjegjesi duhet te kishit mbyllur kufirin. Edhe po te marrim opsionin e qeverise qe fajin e kane vete, kjo eshte si te mos i japesh ndihme mjekesore njerit sepse u demtua per faj te vet. Kush shtet e zbaton kete standart?Ne fund te fundit ato duan vetem te testohen dhe jane te gatshem ta paguajne.

    1. Ik mor se tu paska mykur trruri o albanoloid malesh….. Si mund te kthehesh ne atdhe si dele me kete situate??.. Edhe ne suedi mor cun nuk u mor asnje mase, ama njerezit ishin aq te ndergjegjshem sa te ruanin distancen me njeri tjetrin dhe te limitonin aktivitetet jo fondamentale per jeten. Ka nje arsye pse sektori i turizmit ne bote eshte ne castin e tij me te keq……..POR duke e ditur qe frymojne tyrryfyla dhe fshatare si puna jote ne albanistan ndaj dhe gonxhja e ka hequr ate postim….

      1. I pa emër 14 36 kur do vësh emër apo ke shumë baballarë ka kaq koh që nuk ke emër unë do ta vë emrin Sumqimi i rilindje unë jam pall madhi mirdita të fala ripjerdhjes se rilindja ishte e Naimit e Abdilit Samiut

  2. Po tani qe nga neser per te hyre ne Greqi duhet test negativ per COVID-19, ça do u thote qeveria qytetareve te vet qe ka vetem dy laboratore te licenzuar ne gjithe shqiperine dhe te dy vetem ne Tirane?!
    Po qe qeveria Greke ka 15 dite qe ka nxjerre keto rregullat e reja te levizjes dhe “turistet qeveritare” u kujtuan vetem dje per tu dhene keshilla popullit ça do te thote?

    1. Kjo qe shkruan ti vlen dhe per ata qe i jane drejtuar kufirit duke e diture qe 15 dite me pare ( sic shkruan ti ) qe greket kerkojne testin negativ.
      Me vjen keq por po ta di se kusht per te kaluar kufirin eshte testi negativ nuk do ta marr rugen pa e bere testin .

  3. Pse cfare prisni tjeter, nga nje pederast, dava b.th.imi, bandit, hajdut, shok i edvin kristaqit. Pa merak fare, vetem ceshtje kohe, kete do t’a cojme ne nje qeli, me emiljano shullazin.

  4. Sali Berisha ka postuar një lajm “bombe” nga ato qe di vetem ai, në rrjetet sociale ku “dixhitali” i tij lajmeron për një atentat me armë ndaj pronarit të Fondit “Besa”.

    “Atentat në autostradën e Durrësit para 30 minutave. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital: Para 30 minutash është bërë një atentat me armë në zonën autostradës së Durrësit një makinë e tipit Porshe furistradë e kanë qëlluar me armë personi është Bajram Muça, pronar i fondit Besa”, shkruan Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *