• |
ide | kryesore

Situata kaotike në kufi/ Vjen tjetër reagim nga kryeministri Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama reagoi sërish në Facebook mbi situatën e krijuar ditët e fundit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Kryeministri thekson se e njëjta situatë është dhe me në pikën kufitare midis Bullgarisë dhe Greqisë, ndërsa shton se nga nesër kalimet drejt shtetit helen do të bëhen me vetëm me kuota.

Mes të tjerash Rama ndalet edhe tek humbja e jetës së një 10-vjeçari, që u shtyp nga auto-ambulanca, duke theksuar se kjo nuk një “arsye për të urryer fqinjin apo mallkuar shtetin”. 

REAGIMI: 

BJERI GREKUT!

Kështu më shkruante njëri ndër disa “patriotë” të irrituar, që mësyjnë këto ditë me ajfon në këtë faqe, duke e komentuar situatën në Kakavijë si të ishte fronti i ndonjë lufte shqiptaro-greke. “Vdiq një engjëll dhe ju hajduta merreni me shtëpia”, shkruante një mësymës tjetër, duke komentuar postimin e vizitës së Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sot në Xhafzotaj të Shijakut, ku ka nisur ndërtimi i 233 shtëpive për familjet që humbën çatinë në 26 nëntorin e shkuar. “Ju duheni djegur të gjallë o monstra që po i lini të vdesin vëllezërit tanë në Kakavi”, shkruante një Yllka, që uroj të jetë profili fallco i ndonjë harbuti me fejsbuk, e largqoftë jo një vajzë studente siç shfaqej aty. Po për çfarë t’i biem grekut(?), se kishte dalë edhe një komedian diku që kishte vënë kujën se “greku na ka ulur brekët!”…

Në kufirin greko-bullgar të Kulatas, radha dje ishte plot 5 kilometra dhe askush në Bullgari nuk kërkon hapjen e ndonjë lufte bullgaro-greke, ashtu sikundër i njëjti problem shfaqet edhe në pika të tjera kufitare, ndërkohë që për shembull, në pikën kufitare të Kapikulesë në Turqi, numri i makinave në radhë ishte shtrirë 40 kilometra. Po edhe andej nuk janë dëgjuar as thirrje për luftë, as thirrje për djegie njerëzish të gjallë.

Natyrisht që askush s’mund të jetë as i lumtur, as i paacaruar nervash duke pritur në karvane sfilitës nën diellin përvëlues, për të kaluar kufirin. Por as koha që jetojmë nuk është aspak normale dhe pavarësisht shumëkujt që e konsideron Covidin një sajesë të oligarkisë botërore, Covidi jo vetëm ekziston, po edhe i ka futur shtetet në lloj-lloj spiralesh shqetësuese, në përpjekjen për ta përballur kanosjen e tij. Kakavija nuk është as ndonjë përjashtim në këtë kohë të mallkuar dhe as ka ndonjë lidhje me ndonjë qasje a sjellje antishqiptare të fqinjëve tanë. Për më tepër pastaj, t’i turresh qeverisë e shtetit shqiptar, pse Greqia ka vendosur një regjim të ri kufitar në të drejtën e vet dhe jo vetëm për të huajt, po edhe për vetë grekët, është realisht e tepërt. Humbja e jetës së fëmijës që i preu rrugën autoambulancës ishte një tragjedi e dhimbshme sa s’ka dhe ne nuk do të mjaftohemi thjesht me ngushëllimet e sinqerta me fjalë që as nuk gjenden dot, për atë familje të goditur nga ajo fatkeqësi e tmerrshme. Por nuk është gjëkundi as kjo një arsye për të urryer fqinjin apo mallkuar shtetin.

Unë nuk dua të justifikoj asgjë, sepse asgjë nuk ka këtu për të justifikuar, e për më tepër e kam treguar se kur është puna për të ngritur zërin në emër të Shqipërisë, nuk ia përtoj askujt dhe asnjëherë. Ama në këtë rast, nuk ka asnjë arsye “për t’i rënë grekut” dhe me palën greke kemi qenë e jemi non stop në komunikim, e ata kanë bërë e po bëjnë çfarë munden për ta lehtësuar lëvizjen, ndërkohë që kanë marrë vendimin të testojnë me tampon çdokënd, shqiptar, anglez, amerikan, kinez e madje edhe grek, që hyn në Greqi. Nga nesër madje, Greqia do të ketë kuota hyrjeje në çdo pikë kufitare dhe s’do lejojë askënd, në asnjë pikë, të hyjë përtej kuotës së caktuar. Prandaj kush shkon në Greqi, për më tepër që shumica dërrmuese e atyre që janë apo shkojnë drejt Kakavijës këto ditë, janë rezidentë në vendin fqinj, duhet të informohet si duhet dhe të mos kërkojë nga shteti shqiptar as arsyet pse shteti grek ka zgjedhur këtë strategji për të luftuar Covidin, as që të çajmë kufirin grek me forcë apo të “trashim zërin” ndaj Greqisë për një vendimmarrje sovrane e legjitime të shtetit grek, mbi regjimin antiCovid në kufijtë e vet.

Ne, Shqipëria, nuk besojmë se tamponat në kufi për ata që hyjnë në vendin tonë, kanë ndonjë efekt real në luftën kundër Covidit dhe si ne ka plot shtete që nuk besojnë në këtë strategji. Por ama ka edhe plot shtete, që njësoj si Greqia kanë zgjedhur këtë strategji.

Tani çfarë duhet të bëjmë ne, sipas “patriotëve” që nga llogorja e fejsbukut gjuajnë grekun e duan të na djegin të gjallë neve, “monstrat”, për situatën në Kakavijë?!

Ne duhet të bëjmë thjesht dhe vetëm atë që kemi bërë e po bëjmë. Asistencë përmes Forcave të Ushtrisë, Urgjencës Kombëtare, strukturave vendore, me gjithçka mundemi për njerëzit që po sfiliten në atë karvan rraskapitës dhe komunikim në vijimësi me palën greke në të gjitha nivelet – tanimë ata janë angazhuar me tre turne për të lehtësuar kalimin.

Edhe njëherë, ka plot arsye për ta kritikuar çdo qeveri në botë, këtë tonën po e po, po për patriotizëm e për përkushtim ndaj njerëzve, në çdo ditë të keqe sidomos, kur pa dashjen e për fajin e askujt, na bie një hall i përbashkët mbi kokë, kësaj qeverie i vjen anash çdokush që merr përsipër ta akuzojë e ta mallkojë. Dhe kush do një shembull të thjeshtë për këtë – se ka shumë në fakt – le t’i kujtojë pak ditët e netët e pafundme pas tërmetit të 26 nëntorit kur u qëndruam njerëzve pranë si pjesë e familjes së tyre dhe le të shohë çdo ditë sot, se si po rilindin hap pas hapi, mbi gërmadhat e asaj tragjedie, shkollat e shtëpitë e reja, që s’do kenë krahasim me ato që u shkatërruan. Natyrisht detyrën po bëjmë, asgjë më shumë, por disave që ma kujtojnë këtë këtu në këtë faqe, a thua se kur bën detyrën ndaj popullit duhet të fshihesh e jo të jesh krenar, u kujtoj se të gjitha qeveritë, qyshse ka lindur shteti, për detyrën krijohen, por dallimin mes tyre e bën pikërisht niveli i kryerjes së detyrës.



12 Comments

  1. Kurva plak i surrelit lere plazhin .Kush pidhe none jet te qifte kina ate plaken ne varre akoma .shko dhe ti rri aty puno Nat e dit zgjudhe probleblemin .

    1. Nase kush të ka pjell ty dhia lopa apo majmuni çita se njeri nuk është ajo nëne që pjell kafshë të tipit tënd Po si shan të vdekurit mor të qifsha robt e gjall Ku ti kesh nga dyqind e katër muajsh e lart o pis pisi o bythqi muti
      Edhe un për në Greqi u nisa ndenjta jashtë dy dit e një nat dhe u ktheva prap në Tironën time o legen materniteti ti je jashtqitja e asaj nënës së vdekur që ke dëshir të bësh seks dhe pse ajo akoma nuk ka zën vënd mir në parajsën e vet o Nase gojqiri

  2. Z.Kryeminister mos krijoni insinuata, duke bere paralelizma te panevojshme , qe ne thelb nuk qendrojne dhe skane asgje te perbashket me kete qe po ndodh kryesisht ne kakavie.
    Nuk eshte faji juaj per politiken qe ndjek qeveria greke.
    Por pranoni deshtimin!
    Pranoni kapitullimin !
    Qe dhe pse vende fqinje, nuk arrijne dot te gjejme nje gjuhet te perbashket.
    Eshte shume e thjeshte.
    Ekzistojne te gjitha mundesite.
    Cfare kerkohet?!!!!
    Nese dogana greke do punoj me kapacitet pak me te sforcuar se zakonisht, ata 8-10 mije vete kalojme per 24-36 ore.
    Qe kur ju po negocioni asnje ndryshim nuk ka ne qendrimin e pakes greke, ASNJE.
    Perkundrazi kane ulur ritme, mbyllet kufiri ne 10, dhe tani kane nxjerre dhe nje nr 750 persona ne dite.
    Ketu nuk mban me uje pilafi, po fare nuk mban. Eshte qesharake, deshperuese te shohesh kete zhvillim.
    JU LUTEM tregohuni dinjitoz. Asgje nuk e justifikon kete situate.
    Pse 750 dhe jo 7500?!
    A po testohen?! A pranohet pergjigjja e testit te bere ne shqiperi?! C’do me thene 750, vetem.?! Eshte fyese.
    Per humbjen e jetes se femijes, te pakten 2 anetare tuaj te kabinetit duhet te jepnin doreheqjen, me urgjence me cdo kusht.
    Minis brend dhe i shendetsise.
    E dhimbshme ta mendosh. Humb jeten nje femije per neglizhence te strukturave te ketij shteti. Policia e paafte te mbaj rregullin, dhe ambulanca qe per te shpetuar nje jete njeriu, merr jeten direkt te dy te tjereve.
    Kaos kaos kaos. Turp turp turp.
    Dhe e fundit, JU LUTEM mos beni rolin e viktimes. Nuk ju takon dhe as nuk ju shkon.
    Pranoni dhe Ju pergjegjesine tuaj.

    1. Nuk e meriton ky njeri “monster” që ti drejtohesh me lutje apo ti bësh thirrje ndërgjegjes së tij.
      Me paturpësinë më të madhe i del në mbrojtje “ministrit të rindërtimit” se po mereshka me ndërtimin e 233 shtëpive në Shijak.
      E kujt ministri ?
      Autorit të kasaphanës financiare të Shqipërisë.
      Si ka gojë e përmend Shijakun me gjithë ato pisllëqe që ka bërë në këtë qytet në bashkëpunim me bandat e trafikut të drogës për të vjedhur kriminalisht vota ?
      Kujton ky sharllatan se shqiptarët i kanë haruar përgjimet e masakrës zgjedhore ?
      Si ka kurajon e të flasë për “njerzillëkun” e tij për tërmetin e 26 nëntorit, kur më së paku për viktimat e Thumanës, sot duhej të ishin në burg nja 10 copë banditë që i mban në pushtet ?
      I akuzon shqiptarët se ata i kërkokërkan atij që ti shpallë luftë “Greqisë” !
      Jo mor jo se shqiptarët nuk e kanë luftën me Greqinë po e kanë me ty.
      Po na flet për “gabime” që i bëjnë të gjithë.
      Pa na thuaj o palo kryeministër, se në cilin vend të Europës u mboll i tërë teritori me kanabis në bashkëpunim me ministrat e mbrendshëm e krerët e policisë ?
      Në cilin vend të Europës kryeministri është monark absolut e komandon parlamentin, qeverinë qëmdrore e lokale, gjtithë strukturat e drejtësisë që i kanë ngelur vendit, mediat, e të gjitha institucionet e shtetit ?
      Cili kryeministër europian ju drejtohet me harbutëri gjithë qytetarëve të vendit të tij siç bën ti ?
      Përse të katandisë Shqipëria në këtë gjëndje vetëm që ti të jesh medoemos kryeministër ?, e nuk është fjala për gabime njerëzore që mund të të faleshin, por për veprime kriminale me shkelje flagrante të Kushtetutës e ligjeve e të Kodit penal.
      Veç miliardave të eurove që ju ke vjedhur taksapaguesve shqiptarë, e ke çuar borxhin publik drejtë 100% pikërisht për të sanuar dëmtimetnga tërmeti e katastrofën sociale e ekonomike të pandemisë.
      Nëse nga këto dhjetra miliarda euro, do të kishe blerë një milion paijse të testimeve molekulare, nuk kishte sepse me dhjetra mijëra shqiptarë hallexhij emigrantë në Greqi, të zhurritesish në vapën e gushtit megjithë familjet e tyre për një javë, por të kishin kryer testimet falas e të shkonin lirshëm në Greqi për të mos humbur vendin e punës.
      Por ti nuk mund ta kuptosh se çdo vend pune i humbur në Greqi për këta emigrantë, është një tragjedi familjare.
      Në 7 vite të qeverisjes tënde skandaloze, ka pasur mbi 70 raste flagrante për të cilat duhet të kishe dhënë dorheqjen.
      Sa ju ulërin shqiptarëve se ta paskan prishur qejfin tënd të pushimeve në Dhërmi, jepu lajmin e mirë që presin prej teje.
      DORHEQJEN

  3. Hajde, hajde se po te afrohet ndeshkimi, o mallkim i ketij populli, mos harro se s’mbet gje palare, ne kete bote, ne ate tjetren, ferrin, e ke te sigurte. U shofte fara jote e mallkuat, mallkimi dhe nema e shqiptareve, rente mbi ty, mbi linden, gruan e te gjitheve, mbi kristaqin dhe aneten ne varr, mbi familjen nese ke, mbi grigorin e kristaqit, mbi olsin e kristaqit, mbi zalon e babait anonim, dhe gjithe felliqesite e tjera kristaqore!

  4. ca beni o njerez, verini gishtin kokes, i prishet pushimet kryeminstrit
    c’taksirat jua kishte ket pune ?
    2 jave te vetme pushime ka ne vit
    edhe kto ja prishet ?
    populli i keq

  5. Degjojeni qelbesiren. Po ndodh edhe gjetiu thote. E para eshte genjeshter pasi vertete ne Dover e Kale pati dyndje por jo kuota hyrese e tampone leshi. Cili kryeminister anglez do te guxonte tu ndalonte hyrjen qytetareve te tyre qe ishin me pushime ne tere Evropen? Do ta hiqni n brenda 3 oreve. E dyta pasi na cau trapin se seshte faji jone se skemi cti bejme grekut del e thote se as greku nuk ka faj. Si spaska greku faj? Ceshte ky shtet qe del e thote se pas tre ditesh une do te ve kuota? Kur fare mire e dine qe mijera “emigrante” me dokumenta e status te rregullt jane me pushine ne vendet e tyre te origjines? Pse se thane para sezonit apo dy jave me pare? Greku po shkel te gjitha konventat nderkombetare dhe karten e te drejtave te njeriut. Prandaj mor pis qe je aty nese ata ste pjerdhin fare ty ,atehere shko e trokit aty ku ke te drejte ta besh. Ne Keshillin e Evropes, ne Komisionin Evropian ne OKB dhe pa asnje kompmeks ta hidhni ne gjyq nderkombetar kete shtet zuzar . Nese sju pjerdhin e tallin bythen me ju atahere talleni dhe ju me ata. Filloni prodhoni certifikata me kile per shtetasit tuaj qe duan te kalojne ne Greqi pa as nje kompleks. Pune oresh dhe te gjithe do te kene letrat ne rregull per te kaluar. Kaq oer grekun . Tani per ju qelbesira qe kopilin ja lini ne dere atyre qe skane asnje faj dua tju kujtoj se kushtetuta (pasi ndjenja njerezore ju nuk keni) ju detyron te kujdeseni per te gjithe shtetasit shqiptare kudo ata ndodhen. Kudo ne bote e jo me brenda territorit te Shqiperise . Ngriheni bythen nga zhezlonget dhe marsh atje ku po vdesin vellezerit tane . Ushtri, polici ,mjeke ,emergjenca civile te jene atje e tu sherbejne njerezve deri sa kriza te mbaroje. Kafshe.

  6. Ai qe thote te verteten, urrehet me shume.
    Zgjedhjet edhe per disa muaj vin. Dhe prap Rama do fitoj. Thjesht se nuk kemi se me ke ta zvendesojm. Doni apo nuk duroni dot ju qe e urreni.

  7. Nuk e meriton ky njeri “monster” që ti drejtohesh me lutje apo ti bësh thirrje ndërgjegjes së tij.
    Me paturpësinë më të madhe i del në mbrojtje “ministrit të rindërtimit” se po mereshka me ndërtimin e 233 shtëpive në Shijak.
    E kujt ministri ?
    Autorit të kasaphanës financiare të Shqipërisë.
    Si ka gojë e përmend Shijakun me gjithë ato pisllëqe që ka bërë në këtë qytet në bashkëpunim me bandat e trafikut të drogës për të vjedhur kriminalisht vota ?
    Kujton ky sharllatan se shqiptarët i kanë haruar përgjimet e masakrës zgjedhore ?
    Si ka kurajon e të flasë për “njerzillëkun” e tij për tërmetin e 26 nëntorit, kur më së paku për viktimat e Thumanës, sot duhej të ishin në burg nja 10 copë banditë që i mban në pushtet ?
    I akuzon shqiptarët se ata i kërkokërkan atij që ti shpallë luftë “Greqisë” !
    Jo mor jo se shqiptarët nuk e kanë luftën me Greqinë po e kanë me ty.
    Po na flet për “gabime” që i bëjnë të gjithë.
    Pa na thuaj o palo kryeministër, se në cilin vend të Europës u mboll i tërë teritori me kanabis në bashkëpunim me ministrat e mbrendshëm e krerët e policisë ?
    Në cilin vend të Europës kryeministri është monark absolut e komandon parlamentin, qeverinë qëmdrore e lokale, gjtithë strukturat e drejtësisë që i kanë ngelur vendit, mediat, e të gjitha institucionet e shtetit ?
    Cili kryeministër europian ju drejtohet me harbutëri gjithë qytetarëve të vendit të tij siç bën ti ?
    Përse të katandisë Shqipëria në këtë gjëndje vetëm që ti të jesh medoemos kryeministër ?, e nuk është fjala për gabime njerëzore që mund të të faleshin, por për veprime kriminale me shkelje flagrante të Kushtetutës e ligjeve e të Kodit penal.
    Veç miliardave të eurove që ju ke vjedhur taksapaguesve shqiptarë, e ke çuar borxhin publik drejtë 100% pikërisht për të sanuar dëmtimetnga tërmeti e katastrofën sociale e ekonomike të pandemisë.
    Nëse nga këto dhjetra miliarda euro, do të kishe blerë një milion paijse të testimeve molekulare, nuk kishte sepse me dhjetra mijëra shqiptarë hallexhij emigrantë në Greqi, të zhurritesish në vapën e gushtit megjithë familjet e tyre për një javë, por të kishin kryer testimet falas e të shkonin lirshëm në Greqi për të mos humbur vendin e punës.
    Por ti nuk mund ta kuptosh se çdo vend pune i humbur në Greqi për këta emigrantë, është një tragjedi familjare.
    Në 7 vite të qeverisjes tënde skandaloze, ka pasur mbi 70 raste flagrante për të cilat duhet të kishe dhënë dorheqjen.
    Sa ju ulërin shqiptarëve se ta paskan prishur qejfin tënd të pushimeve në Dhërmi, jepu lajmin e mirë që presin prej teje.
    DORHEQJEN

  8. Leri lehjet. o qen i i Surrelit. Ka kollona qe presin te hyjne njerezit neper gjithe kufijte e evropes, por o ,qen keto kollona nuk jane te bllokuara me dite si ne shtetin hajdut qe ke bere ti o kerme, por levizin sipas ritmit te kontrollit qe i behet njrezve, per dokumenta dhe per covod, or te shkrdhefsha robt.

  9. O njerez lere kryqelbesiren te bej pushime mos e shqetesoni se populli eshte mesuar me vuajtje thjesht kjo eshte vuajtja e radhes. I denofte zoti te gjithe qe e kane bere kete popull vetem te vuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *