• |
ide | kryesore

Video/ Sevilla përmbys Manchester United: rekordmenët kërkojnë trofeun e gjashtë të Europa League

-Instant, F1, Sport, Video



Në finale shkon Sevilla. Ekspertët e Europa League tregohen të tillë edhe në gjysëmfinalen e luajtur në Gjermani kundër Manchester United, duke pëmbysur skuadrën e Solskjaer e duke fluturuar në finale, ku synojnë të marrin trofeun e gjashtë në histori, si asnjë klub tjetër më parë: pret tashmë fituesen e Inter-Shakhtar Donetsk.

Spanjollët, por edhe Utd ishin dy skuadra në formë e të bindura nga identiteti i tyre taktik, që i bëri të marrin kualifikimin në Championsin e ardhshëm, pa patur nevojë për trofeun e Europa League. Pjesa e parë në Këln e dëshmoi plotësisht. Vetëm tetë minuta iu deshën Manchester United të merrte avantazhin kundër Sevilla përmes një 11 metërshi të kontestuar që hapi sfidën. Rashford, pas një kombinimi brilant me Martial, u pengua brenda zonës dhe nga pika e bardhë Bruno Fernandes nuk gaboi, duke i dhënë Solskjaer avantazhin përballë ekspertëve të kompeticionit. Pas rrezikoi të pësonte të dytën në goditjen e Fred, andaluzianët u rikompaktësuan dhe barazuan në të 26′: Reguilon mundi Wan-Bissaka e krosoi nga e majta, Maguire e mbi të gjithë Williams u vendosën keq në zonë e Suso i lirë shënoi 1-1 me të cilin skuadrat shkuan në pushim, pavarësisht shumë rasteve në të dy anët.

Me rifillimin e lojës të katër lojtarët e sulmit të United shkuan pranë golit: në fillim Bounou doli mirë ndaj Greenwood, pastaj Martial, Rashford e Fernandes panë ti bllokohet goditja brenda zonës. Portieri maroken, papritur i braktisur nga mbrojtësit e tij duhet të kryejë dy mrekulli në pak minuta, për të ndalur Martial. Red Devils nuk konkretizuan asnjë nga rastet, e duhet të paguanin cmimin në minutën e 78′: Navas krosoi, Lindelof e Wan-Bissaka harrojnë hollandezin që nuk e ka të vështirë të shënojë 2-1. United u nervozua, Fernandes e Lindelof ofendojnë njëri-tjetrin dukshëm, ndërsa kalimi për në finale merr drejtimin e Andaluzisë: të premten do të jenë Lopetegui e të tijtë që do të kthehen në RheinEnergieStadion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *