• |
ide | kryesore

4 modele flokësh që ju shkaktojnë dhimbje koke

-Instant, F1, Stil



 

Dhimbja e kokës mund të vijë për arsye të ndryshme: stresi, presioni i lartë i gjakut, një dëmtim, madje edhe nga moti. Një arsye tjetër pse mund të keni dhimbje koke, është edhe mënyra se si ju kapni flokët. Disa modele flokësh mund të ushtrojnë presion mbi kokën tuaj, duke bërë të ndjeni gradualisht dhimbje.

1.- Flokët “bisht”
Nën folikulat e flokëve tuaj dhe në kokën tuaj ka nerva shumë të ndjeshëm që mund të ndjejnë dhimbjen. Një bisht mund të shkaktojë një ndjesi shtrëngimi në nerva, gjë që rezulton në dhimbje koke.

2.Shiritat rreth kokës (Headbands)
Edhe njerëzit që përdorin headbands mund të kenë gjithashtu dhimbje koke. Presioni i vazhdueshëm në ballë dhe në zonën e kokës ju shkakton dhimbje, që konsiderohet si “dhimbje koke e jashtme”.

3. Gërshtetat e shtrënguar shumë
Gërshetat e kapur fortë pas koke mund të shkaktojnë gjithashtu një dhimbje koke të jashtme. Kur flokët tuaj janë të shtrënguar shumë, ushtrohet presion në kokë dhe përveçse kjo dëmton flokët, shkakton edhe dhimbje.

4. Zgjatimet e flokëve

Me flokët extension mund të dukeni bukur, por ato mund t’ju japin gjithashtu dhimbje të fortë koke. Shtimi i një peshe aq të madhe në flokët tuaj krijon tension në kokë dhe tërheqja e tepërt e skalpit dhe gjëndrave të flokëve, bën që nervat në lëkurën e kokës të bëhen të ndjeshme. Ndryshe nga çdo model tjetër, zgjatimet e flokëve ushtrojnë presion të vazhdueshëm në kokën tuaj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *