• |
ide | kryesore

Po me “komedianin” Agron Llakaj, ç’pati Rama

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Në kulmin e krizës humanitare të Kakavijës shumëkush është çuditur se si kryeministri i vendit gjeti kohën të replikonte me drejtuesin e emisionit humoristik “Al Pazar”, Agron Llakaj. Disa me siguri, kur kanë parë këtë stuhi në gotë, midis tragjedisë të madhe që ngjante me “Autostradën e Jugut’ të Kortazarit, kanë menduar se Rama ka nisur avazin e zakonshëm.  

Sipas një klisheje të gatshme, ata kanë besuar se ai ka nxjerrë pjesën më të keqe të njeriut që nuk i duron kritikat, duke agresuar atë që ironikisht e etiketoi si “komedian” (pra se është duke luajtur një rrol dhe jo duke thënë të vërtetën). Ndoshta e kanë memorizuar edhe këtë sulm në morinë e stërgjatë të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj intelektualëve, gazetarëve, aktorëve dhe opozitarëve që refuzojnë ti bëjnë fresk autokratit të vetëkënaqur.

Por, po të shihen me kujdes tekstet e përplasjes së kryeministrit me humoristin, kleçka fshihet tjetërkund. Ajo qëndron në manipulimin e thelbit të këtij konflikti.

Në mesazhin e tij, drejtuesi i “Al Pazar” thoshte troç se shtetit shqiptar i kanë rënë të mbathurat përtokë (lexoje poshtë). Ndërsa Rama u përgjigj se nuk është e vërtetë që grekët na i kanë zbritur ato në fund të këmbëve.

Kakavija në krizë/ Rama gjen kohë të tallë Agron Llakajn

Pra qëllimi i kryeministrit në këtë debat ka qenë i qartë, ta eksportojë problemin nga paaftësia mbresëlënëse e administratës së tij që shëllohej në diell me pushime, tek mëria shqiptaro- greke që kërkon vetëm një shkëndijë për tu ndezur.

Po të shikosh edhe pjesën tjetër të komunikimit të tij publik në këto ditë, qasja është e njëjtë. Ndërsa kritikët i kërkonin llogari se përse nuk morri më shpejt masa kur situata e çdo gushti në kufijtë me Greqinë dihet edhe në kohë normële e jo më në kohë pandemie, se pse u kujtua të komunikonte aq vone më palën helene, se pse turri postblloqet e policisë për të bllokuar rrugët, përpara se të çonte mjekë që të bënin testet, se përse i apelonte njerëzve të ktheheshin pas, përpara se ti çonte bukë dhe ujë, kryeministri përgjigjej komplet për gjë tjetër.

Ai thoshte se këtë radhë grekët nuk kanë faj se kështu po vepron gjithë Europa, se po të qe puna për ti thyer hundët komshinjve tanë jugorë, ai e ka provuar veten, se është po i njëjti që kundërshtoi marrëveshjen e detit, që foli për Akropolin e shpëtuar nga shqiptarët dhe për Athinën që dikur fliste gjuhën tonë amtare.

Pra thelbi i manipulimit të këtij debati është që të fshehë mungesën e efikasitetit të shtetit gërmadhë që drejton. Kur ti i kërkon llogari për mosveprimet, ai bën sikur justifikon Athinën, kur ti e bën përgjegjës për vonesat, ai të kujton patriotizmin verbal të së shkuarës, kur ti i përmend shkeljen e dinjitetit të atyre shqiptarëve që u harruan me ditë të tëra si bagëti në mes të rrugës, ai të përgjigjet: ‘”Po për çfarë t’i biem grekut”! 

Në këtë kuptim, edhe gër- mërri i tij i fundit me Agron Llakajn është i ngjashëm me ato që ka sajuar më parë me personazhe të tjerë, kur i vuri xhenjerët të gërmonin me duar në gërmadhat e pallateve të Thumanës, apo kur shpërndau maska të skaduara me datë të fallcifikuar, pasi shpërtheu koronavirusi.

Të gjitha këto raste së bashku janë dëshmia se sa herë gricet si gore, Edi Rama është i pafuqishëm dhe i pa zoti të veprojë si shtetar, se ai qëndron në krye të një piramide, tepër efikase kur është puna për të grabitur, por krejtësisht të paaftë kur vjen rasti për të shërbyer. Prandaj halli e bën të jetë ai që sillet si komedian edhe kur replikon me një aktor humori.

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Bushat, me pelqeu qe fjalen “komedian” e ke vene mes thonjezash, sepse ky majmuni imitues eshte thjesht nje parodist dhe eshte shume larg komedianit.
    Ky bashke me taborret e Portokallise me ne krye Altin Bashen e V. Kozmanë u ka mbajtur ison veprimeve politike, ekonomike e sociale te qeverise “Rama”, por edhe kur ishte ne krye te Bahskise se Tiranes.
    Befas sot ne nje dite vape Gon Llakaj kujtohet t’ia beje haram voten Psikopatit te Surrelit…..

      1. Brace nuk eshte humorist i maskuar si socialist neokomunist.
        Eshte ligjvenes prej 20 vjetesh dhe ka linjen e tij politike.

    1. Më fal n.q.s. s’të kuptoj mirë,por artikulli s’ka të bëjë me aftësitë e A Llakajt si aktor por me djallëzinë e KM të shpërqëndrojë vëmendjen nga problemi i vërtetë duke u marrë me ‘masazhierin’.Të mos e bëjmë edhe ne komentuesit të njëjtin gabim.

  2. Po Agron Llakaj eshte komedian. E vetmja arsye qe dikush ia var statuseve te tij eshte sepse eshte komedian. Komedian nuk do te thote qe nxjerr bythen ne fushe per te marre te qeshura. Ne perendim ka plot komediane politike qe kane njohje fenomenale aq sa referohen si opinion-beres. John Oliver eshte shembulli perfekt. Komedianet atje i ke me diplome Harvardi(Conan O’brien), me diplome Cornelli (Bill Maher) me diplome Northwestern University ( Stephen Colbert& Seth Meyers), e plot kane shkuar ne universitet me te mira ne bote. Ato jane tmerri politikaneve edhe me shume se gazetaret “serioze”. Agroni eshte munduar gjithe jeten ta profilozoje veten si komedian politik por eshte thjesht imitues politik. Pertej imitimit e ka te pamundur te jape mesazhe politike duke perdorur humorin. Rama i ka bere nder duke e quajtur komedian ashtu sic i beri nder Saliu Sajmir Kodres para ca viteve duke e quajtur gaztor.

    1. Une nuk di te them se cfare vlerash dhe njohurish te vecanta ka Llakaj. Ajo qe di ta them me siguri eshte qe si shume te tjere, ai ben pjese tek ajo kategori profesionistesh me formim marksist, qe per 7 vjet i bejne fresk pushtetit dhe kujtohen te bejne opozitarin vetem nese u preket ndonje interes vetjak. Hisoria e Teatrit eshte akoma e fresket per te mos kujtuar djerrjen morale te demek artisteve, intelektualeve apo profesionisteve qe na rrethojne kudo. Prandaj kam edhe bindjen qe sapo partia t’u beje thirrje para zgjedhjeve te ardhshme, ky takem do votoje perseri ne bllok per krahun qe kane mbeshtetur e promovuar perhere.

  3. EDI RAMA E KA KOLLAJ TE TALLET ME QYTETARET,AI ME FAMILJEN E TIJ ESHTE NE VILA DHE PISHINA PRIVATE,KURSE ATA TE MJERIT ME PIK TE ZHEGUT NDOSHTA EDHE PA LEKE MJE BLE NJE SHISHE UJI-KURSE ZAGARET E TIJ TE TREDHUR DHE MIREPAGUAR NGA EDI RAMA LEHNIN KENDEJ SI PSH -MERO GELBAZA ,CARLO BOLJA BOLINO,SKENDER KURVA MINXHOZI KOL SALLAKU ETJ ETJ

    1. 1 artikull thuhej se Biellorusia po ndjek linjen e Rames per te dal nga kriza politike…
      Enver Hoxha e Tungjatjeta

  4. Jam i të njejtit mendim me njerin nga komentuesit këtu, se niveli i humoristëve politikë shqiptarë nuk e ka kaluar dot aftësinë e imitimit për të parodizuar politikën, e kjo është tregues i mungesës së profesionizmit e formimit intelektual.
    Nga artistët e humorit, veçoj Bujar Kapexhiun që me një karrikaturë të tij, thotë dhjetë herë më shumë se imitimet amatoreske të politikanëve.
    Po aq efekte të një humori kritik me nivele profesionale, quaj edhe disa të ashtuquajtura “meme” që qarkullojnë në rrjetet sociale, e godasin shumë më tepër se imitimet banale të personazheve politikë.
    Nuk më kanë pëlqyer asnjëhere skeçet banale të Portokallisë, që humorin kujtojnë se e gjejnë në përdorimin e gjuhës vulgare të rrugës, të shoqëruar gjoja me skena liberale “moderne” të femrave që përdridhen në skenë gjysëm të zhveshura. Një humor i neveritshëm që të ngjall ndjenjën e mëshirës së përdorimit të këtyre femrave duke i shndruar në qënie pa personalitet.
    Kam qeshur me të madhe kur e dëgjova Ramën ta quaj imituesin humorist Agron Llakaj me sensin negativ si “komedian”.
    Komedianë ka qenë edhe Molieri e Shekspiri i madh.
    Krahasoi këta dy gjigandë të letërsisë botërore, me Agron Llakën e me Edvin Ramën.
    Karagjozllëqe vulgare për të qeshur bën edhe kryeministri Rama, po a mund të quhen këto si krijimtari artistike apo si komedi ?
    Janë po aq primitive sa skeçet e estradave të dikurëshme amatore të kooperativave bujqësore.
    Çdo e keqe e ka edhe një të mirë.
    Janë neveritur shqiptarët me nivelin tepër të ulët të parlamentit veçanërisht këto vitet e fundit.
    Po a ka skena më humoristike sesa skenat kur “përleshen” në duel “batutash” në parlament dy personazhe si Rama e Gjuzi ?

  5. Gonia paska thene qe shtetit shqiptar i kane rene te mbathurat pertoke! E nga kjo eshte zemeruar Ramalluku? Paska harru qe ka dale vete pa breke fare ne plazh publik pederasi

  6. Avash ore se na e bete Agron Llaken si Alber Camus.Agroni eshte qesharak e jo komedian.Agronin e mbaj mend ne ’91 si prijes te turmave enveriste e per vite te tera si bithelepires i Edi Rames.Paska reflektu Agron Llaka ? Kurre po ai eshte.

      1. Dipas “komedianit EDrama, Nishani ka bërë “krimin e madh” se mbante ……mustaqe.
        Nga “inati” për mustaqet e Nishanit, Rama rinte pa ruar, derisa e gjeti një berber që tja regullonte mjekrën si të Ismail Qemalit.

  7. Sa mire qe ne PS deputetet e ardheshem nuk do ti zgjedhe nje qytetar si Nishani ne PD, por nje shok katunar si Balla. Dhe dihet se katunari ne katunaret do mbaje prane.

  8. Me sa kuptohet, Rama ka patur frike se Llaka po e mund ne te vetmen fushe ku eshte i afte, ate te humorit. Por nese humori i Llakajt eshte humor i zakonshem dhe dikujt i pelqen, dikujt jo, humori i Rames eshte humor i zi

  9. Ti kriminel gjaksor vrases gjakftohte,samedia vrasese ke themeluar? Sa gjoba u vene sto biznesmeneve qecte harbohesh ti o gangster rrugesh qe padrejtesisht Ke zaptuar fronin e Shqiperise? Mallkuar qofsh o faqezi! U shofsh me soj e sorollop ti kriminel,qe su ngope me gjakun e viktimave te tua.Mallkim nga shpirti,ja bushat per te te dhene ty mundesine te besh nje shkrim per ramen,reklame pa para bere o bushat

  10. Sali Berisha ka pajisur me pasaporta diplomatike 700 njerëz të rrethit të tij familjar dhe politik, me qëllim për t’u përgatitur terrenin për t’u arratisur nga Shqipëria dhe për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë, por edhe mundësisë së hakmarrjes për reprezaljet, torturat, zhdukjet, rrahjet, mashtrimin me piramidat etj. Një pjesë të njerëzve të tij, Berisha i ka pajisur me pasaporta diplomatike që në mars të vitit 1997 dhe pjesën tjetër pak para se të largohej nga Presidenca.

    Lëshimi i pasaportave diplomatike nga Berisha është zbuluar nga Komisioni për Hetimin e Ngjarjeve të muajve janar-qershor ’97, i ngritur pas ndryshimit të pushtetit. Në seancën plenare të parlamentit të datës 2 korrik 1998, një nga anëtarët e komisionit, Spartak Braho, duke raportuar për rezultatet e hetimit, thekson se në Ministrinë e Jashtme janë zbuluar 700 shkresa të firmosura nga Sali Berisha për pajisjen me pasaporta diplomatike të 700 personave

  11. Per mendimin time Agron Llakes i ka ikur koha tani nuk bene dote per te qeshur me ate banalitet prandaj donte pak audience dhe ia ariti qellimit , tani Goni e po analizone ke drejtime te mare te shaje politikanet apo te shaje si Aneja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *