• |
ide | kryesore

Barcelona gati të marrë vendimin: Ronald Koeman kandidati numër 1 për pankinën

-Instant, Sport



Pas katastrofës kundër Bayern Mynih, nuk ka më dyshime se në kampin e Barcelonës do të ketë revolucion. I pari që do vuajë pasojat do të jetë Quique Setien, trajneri i thërritur në janar për të marrë vendin e Ernesto Valverde që nuk arriti ta fitojë kurrë respektin e dhomave të zhveshjes. Shkarkimi i tij zyrtar pritet për punë orësh e katalanasit janë në kërkim të një pasuesi. Në pole position është Ronald Koeman, trajneri aktual i Hollandës.

Njohës i mirë i ambjentit, dishepull i Cruyff, adhurues i 4-3-3 markë e fabrikës blaugrana dhe e futbollit ofensiv: ai i Koeman është identikiti perfekt i trajnerit të ri e jo rastësisht hollandezi është kërkuar që në fillim të vitit, por refuzoi me delikatesë sepse kishte një Europian për të luajtur me Hollandën. Një pengesë që, për shkak të të koronavirus, mbetet ende në fuqi por, sipas Mundo Deportivo, 57 vjecari këtë herë nuk do të thoshte jo, sepse do të rrezikonte të humbte përgjithnjë trenin blaugrana.

Kandidati tjetër është Mauricio Pochettino, por që ka një disfavor. Ish-tekniku i Tottenham, në fakt, paguan të kaluarën e tij si trajner i Espanyol e deklaratat e bëra në atë kohë se nuk do të drejtonte kurrë Barça. Ndërkohë, Xavi është shmangur vetë mënjanë. Legjenda katalanase, në fakt, mendon se nuk është momenti i duhur për të kurorëzuar ëndërrën e tij të madhe dhe do të ishte në vështirësi ti jepte fshesën disa lojtarëve që janë miq të tij e me të cilët ka luajtur deri pak kohë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *