• |
ide | kryesore

DETAJE TE REJA/ Si ndodhi dhe kush është 23-vjeçari i ekzekutuar në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gledis Kraja, vetëm 23 vjeç banues në lagjen Perash të Shkodrës u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e kësaj të hëne në këtë qytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:45 në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi. Lapsi.al mëson se viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij në këtë lagje, në momentin që iu bë atentati.

Edhe autori mësohet se ka qenë në një tjetër automjet, në momentin që ka hapur zjarr me automatik drejt Krajës.
23-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por nuk ka arritur të mbijetojë. Ende nuk dihen autorët e ngjarjes dhe shkaqet që e sollën këtë atentat. Për viktimën, Gledis Kraja, nuk ka të dhëna nëse ka qenë i përfshirë në ngjarje të mëparshme kriminale.

Gjithsesi lapsi.al mëson nga burime të policisë se një pistë që po ndiqet është ajo e një konflikti që viktima ka pasur me një person ditët e fundit. Bëhet fjalë për vëllain e një shokut të tij i cili sipas të njëjtave burime është shpallur në kërkim.

Në ndjekje të të 2 vëllezërve është vënë policia lokale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Ato kanë ngritur disa postblloqe dhe po krehin zonën ku ndodhi krimi, por deri tani pa rezultat. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *