• |
ide | kryesore

Dybala fut Juventus në telashe: një super-pagë, ose rreziku parametër zero

-Instant, Sport



E provuan vitin e kaluar por, në fund, ofertat nuk kanë kënaqur drejtuesit bardhezinj. Dybala qendroi tek Juventus dhe ishte mirë për të gjithë. Tani, pas një sezoni më shumë se të mirë, argjentinasi kërkon një kontratë në lartësinë e të mëdhenjve të Europës. Kështu, situata (“nuk mund të marr më pak se De Light”) është në pikën vendimtar të të ardhmes së argjentinasit në Torino. Shifra e kërkuar ka kaluar pritshmëritë, rreth 20 milionë në sezon, e nuk mund të pranohet nga Juventus.

Në këtë pikë, lamtumira duket zgjidhja e vetme, edhe sepse, pa rinovim e me një kontratë në skadencë në 2022, Juventus rrezikon të mos marrë shifrën e përshtatshme për shitjen e kampionit argjentinas, madje situata mund të shkojë deri edhe në largimin me parametër zero. E vetmja shoqëri seriozisht e interesuar duket se është Real, që kërkon të përfshijë Isco në tratativë.

Juventus, për të shitur Dybala, mund të “kënaqet” me një shifër rreth 90 milionë. Duke konsideruar se në Madrid e vlerësojnë fantazistin e tyre 60, në Torino do të merrnin në dorë vetëm 30 milionë. Nëse objektivi është të arkëtojë nuk duket ndonjë rezultat impresionues. Por edhe rinovimi me ato shifra do të ishte një boshatisje arke për klubin. E kështu, dilema Dybala është e destinuar të bëhet kyce për merkaton e bardhezinjve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *