• |
ide | kryesore

Inter ndjek finalen e parë pas 10 vjetësh: mes tyre dhe Europa League është Shakhtar

-Instant, F1, Sport



10 vjet pas “Tripletës”, Inter ka mundësinë të kthehet të ndjejë aromën e një finale europiane. Nga gëzimet me Mourinho kanë kaluar shumë sezone, por tani, në vitin e parë të Conte, i thirrur verën e kaluar nga shoqëria zikaltër për të rikthyer skuadrën në nivele të larta edhe në kontinent, mundësia për tiu bashkuar të mëdhenjve është unike, pas një serie të gjatë e të arrish në epilogun e Europa League bëhet një shans për të mos u humbur.

Për teknikun zikaltër detyra është e komplikuar, por joshja e sfidave të mëdha ndihmon për të dhënë moralin e duhur e mbërritja sot e presidentit zikaltër Steven Zhang në Dusseldorf, për ti qendruar pranë skuadrës, është parë si një sinjal i fortë. Mes ambicjes e ëndërrës, duhet kaluar Shakthar, formacioni ukrainas i mbushur me talente brazilianë si Taison e Dodo, që vetë Conte nuk lodhet së pranuari sa vështirë është të përmbahet.

Është megjithatë klima e atmosfera për të nisur një cikël të ri fitues e jo rastësisht presidenti Zhang, i shoqëruar nga administratori i deleguar Beppe Marotta e Alessandro Antonello, kanë qendruar pranë skuadrës në shenjë mbështetje.

Është hera e tetë që zikaltrit arrijnë në këtë fazë në Europa League, kompeticion i fituar tre herë kur ende quhej Kupa Uefa. Të gjitha në dekadën e fundit të shekullit të kaluar: në kampin e Inter është tashmë dëshira për të shkruar një faqe të re në histori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *