• |
ide | kryesore

Ish-piloti, manjati i Toyotas zyrtarizon blerjen e Romës: 591 milionë euro nisin epokën e Dan Friedkin

-Instant, F1, Sport



Një operacion prej 591 milionë euro dhe e finalizuar në studion ligjore të DLA Piper, ku ishin prezentë Fienga e Baldissoni. Gjithcka ka përfunduar rreth orës 16.00, me transferimin e aksioneve tek pronari i ri, që ka marrë përsipër të mbulojë angazhimin financiar të James Pallotta (të cilit i shkojnë 199 milionë, nga të cilat rreth gjashtëdhjetë ishin paguar tashmë si një depozitë).

Një operacion prej 591 milionë euro në total që ka parë të përfshihen në tratativë katër pole në botë: Roma me menaxherët verdhekuq e përfaqësuesit e studiove legale, Londra me prezencën e Ryan Friedkin, Bostoni ku ishte prezentë ish-presidenti James Pallotta e Houston, ku ndodhet aktualisht Dan Friedkin. Tani pritet komunikata zyrtare me Bursën të mbyllur. Pastaj do të vijnë edhe deklaratat e para zyrtare post-closing të pronarit të ri të Romës.

KUSH ËSHTË DAN FRIEDKIN
Sipërmarrësi amerikan që ka marrë kuotën e mazhorancës së klubit të Pallotta është presidenti i tretë më i pasur i futbollit italian pas Andrea Agnelli e Zhang Jindong. Në fakt, 54 vjecari Friedkin ka një pasuri personale prej 4,1 miliardë dollarë.

Një perandori e ndërtuar së bashku me të atin Thomas, i ndarë nga jeta në 2017, falë tregtisë së makinave e ekskluzivitetit për shpërndarjen e Toyota në pesë shtete të SHBA (Texas, Arkansas, Louisiana, Mississipi e Oklahoma) për një total prej 154 koncensionarësh. Por makinat nuk janë biznesi i vetëm i Friedkin. Nën stemën e familjes janë përfshirë 12 shoqëri me rreth 5.600 punonjës që merren me sektorë të tjerë strategjikë si turizmi (hotele luksi) e produksione kinematografike. Një miks aktivitetesh që e vendos Dan Friedkin në vendin e 504° në klasifikimin e Forbes mes njerëzve më të pasur të botës e natyrisht mes miliarderëve më “poliedrikë” në qarkullim.

I laureuar në Georgetoën University me një master në Rice University, Dan Friedkin është martuar me Debra e ka katër fëmijë, dy vëllezrit (Tomisu e Kenneth) e një motër (Dorothy). Nga i ati e nga gjyshi ka trashëguar pasionin për avionët e ka një licencë piloti me të cilën mund të marrë pjesë në fluturimet akrobatike të Air Force, është i apasionuar pas safari, golf e basket, në 2017 provòi të blinte Houston Rockets të Nba, por u kalua nga Tilman Fertitta e nuk arriti të bënte goditjen fituese. Por thesari i tij quhet “Toyota Center” falë të cilit Friedkin, arriti gjithësesi të bëhet partneri komercial i Rockets.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *