• |
ide | kryesore

Kaosi i Kakavijës/ Të gjitha piruetat e Ramës për t’iu shmangur përgjegjësisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga vila qeveritare në Dhërmi, kryeministri Rama tentoi të ngrejë një alibi që e shfajëson nga dështimi me situatën në Kakavijë, atë vetë si kryeministër dhe si Ministër i Jashtëm dhe të kabinetit qeveritar.

Por versioni që ngre Rama përmes interpretimesh dhe krahasimesh të paqena, fut ujë në disa vrima. Duket se sa më shumë reagon kryeministri dhe të tijtë, aq më e qartë bëhet neglizhenca dhe paaftësia e kabinetit që ai drejton përballë një situate që shkaktoi vuajtjen e mijëra njerëzve.

GREKËT NJOFTUAN PëR MBYLLJEN E KUFIRIT Që Në 5 GUSHT

Për t’i shpëtuar lumit të sharjeve në rrjetet sociale dhe akuzave që i bëheshin për situatën, Rama përdori stereotipin e vjetër të “greko maskarait”. Fillimisht e nxiti mllefin drejt grekëve, duke vënë në dyshim masat e marra nga shteti fqinj për testin e tamponit.

Në statusin me titull “Bjeri grekut”, kryeministri shkruan:

“Ne, Shqipëria, nuk besojmë se tamponat në kufi për ata që hyjnë në vendin tonë, kanë ndonjë efekt real në luftën kundër Covidit dhe si ne ka plot shtete që nuk besojnë në këtë strategji. Por ama ka edhe plot shtete, që njësoj si Greqia kanë zgjedhur këtë strategji”

I qëndroi të njëjtës temë, duke i dalë në mbrojtje autoriteteve greke, që sipas tij nuk mund të fajësoheshin që kishin zgjedhur këtë strategji, njësoj si shumë shtete të tjera europiane.

“Në këtë rast, nuk ka asnjë arsye “për t’i rënë grekut” dhe me palën greke kemi qenë e jemi non stop në komunikim, e ata kanë bërë e po bëjnë çfarë munden për ta lehtësuar lëvizjen, ndërkohë që kanë marrë vendimin të testojnë me tampon çdokënd, shqiptar, anglez, amerikan, kinez e madje edhe grek, që hyn në Greqi”

Por tema e padrejtësive greke përkundrejt shqiptarëve sot e më herët në histori, u rrëzua shpejt. Një letër që publikoi presidenca, tregon se autoritetet greke njoftuan ambasadën shqiptare për mbylljen e kufijve që në datën 5 Gusht.

Ambasadorja Adriana Hobdari ia përcolli njoftimin, kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Edi Rama duke e njoftuar për atë që pritet të ndodhte, por për emigrantët shqiptarë nuk pati asnjë fushatë informimi apo sensibilizimi për shmangien e radhëve në ditët e fundit në kufi.

LUTJET PëR JANULLATOS

Me krijimin e radhëve të gjata në Kakavijë dhe me situatën e rënduar, pritej që diplomacia shqiptare të bënte të pamundurën për t’i dhënë zgjidhje problemit. Por siç dihet gjatë asaj kohe, Ministri i Jashtëm, Edi Rama ishte me pushime në Dhërmi, ndërsa zv.ministri i Jashtëm Gent Cakaj siç raportuan median, kishte fikur telefonin.
Atë që ndodhi në prapaskenë e zbuloi Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, që foli për një zgjidhje “partizançe”. Një telefonatë me Janullatosin duket se ka qenë më efektive se kanalet diplomatike të shtetit shqiptar.

“Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi.
Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anastas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë vec cfarë nuk duan” shkroi Majko në Facebook, duke konfirmuar më vonë ndërhyrjen e kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

GAFA ME FOTON

Si në shumë skandale të tjera, nuk mungoi edhe kësaj radhe përpjekja për ta relativizuar vuajtjen dhe lodhjen e mijëra shqiptarëve në Kakavijë. Por kësaj radhe, një foto e marrë nga një shkrim në Ekathimerini, nxorri bllof vetë kryeministrin.
Sipas Ramës foto më poshtë tregon situatën në kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë, por në fakt, të dhënat janë krejt ndryshe.


Sipas Partisë Demokratike foto është përdorur nga arkiva e Ekathimerini dhe tregon kamionat në kufirin mes dy vendeve në shkurt të vitit 2016. (LINKU KETU)

“Tradhëtia e tij ndaj shqiptarëve vazhdon edhe sot, kur genjen duke i shitur fotot e 4 viteve më parë në kufirin Bullgaro-Grek si bllokim të kufirit sot, i cili ka zgjatur vetëm pak orë dhe pa arsye të ngjashme me Shqipërinë.
Shkrimi i i gazetës greke Kathimerini që paraqitet në foton e Edi Ramës sot, i përket 2 shkurtit 2016. Megjithatë, asnjë foto nga asnjë kufi tjetër i Europës nuk jusitikon dot dështimin e Ed Ramës dhe braktisjen e shqiptarëve” tha Arben Kashahu, sekretar për marrëdhëniet me jashtë ne PD.

INTERPRETIMI I AKSIDENTIT ME VDEKJE TË FËMIJËS 10 VJEÇ

Ngjarja më e rëndë në katastrofën 5 ditore në Kakavijë ishte padyshim aksidenti tragjik i fëmijës 10 vjeç në radhët kilometrike. Ambulanca që ecte me shpejtësi sipas dëshmitarëve okularë dhe sipas raportimit të gazetarëve, ishte bosh në momentin që përplasi për vdekje të miturin.

Në mënyrë të panevojshme, nga kryeministri Rama erdhi një interpretim për ngjarjen, që është ende nën hetim nga prokuroria.

Duke njoftuar ndihmën prej 500 mijë lekësh për familjen, kryeministri Rama u shpreh se fëmija “i preu rrugën ambulancës”.

Interpretimi ishte në vazhdën e një statusi në Facebook të Blendi Gonxhes, që pas tragjedisë fajësonte nënën e 10 vjeçarit për aksidentin dhe është e qartë se tenton të shfajësojë përgjegjësinë e autoriteteve në lidhje me ngjarjen.



14 Comments

  1. Kaosi i Kakavise, 1 jave rradhe ne kufi,
    eshte surrati i Rames, i qeverise se tij,
    njerezit ne rradhe ne mbi 40 grad vap
    per ti ikur Rilindjes se Ed Rames Trap,
    ku dhe nje 10 vjecar deshmor atje ra,
    i ketij pushteti te qelbur, atij maskara,
    me ambulanca te perdorura si urban,
    per te marre njeres e dergu ne dogan,
    aty ne Kakavi doli surrati Ram qeveris,
    me njerez ne rradhe per ti ik varferise,
    tiparit baze i kesaj Ram qenef kurveris,
    shtimi i varferise e deshtim i ekonomis.

  2. Mos u merreni fare me plehun, bastardin denbabaden, greko-llacifacin, jevgo-minoritarin, te mallkuarin ne jet te jeteve, edvin kristaqin. Ky funderine e ka shume te qarte se cfare do t’a gjeje seshpejti, keto gomarlleqe qe ben, i ben nga paniku. Nuk ka shpetim per ty, o mallkim, arrestimi, burgu, konfiskimi i te gjitha pasurive te vjedhura, kjo eshte destinia jote dhe e gjithe kristaqeve, deri tek kristaqi me i fundit, i RIDHJEREJES.
    Shqiptaret, presin, durojne, japin pershtypjen se i nenshtrohen zgjedhes, por, ne te vertete ata presin vetem castin e duhur, historia ka treguar se po hyre ne duar te shqiptareve, nuk del dot me!
    Shume shpejt do te flasin turmat e shqipetare, te vjedhur, te grabitur, te poshteruar, te mashtruar, te talluar, te dhunuar, te perdhunuar, rri gati, ne gati jemi, kaq sa i perket ketij derri!

  3. Mesa lexova në një shkrim tjetër pikërisht se shqiptarët u informuan se do shtoheshin kufizimet pas 17 gushtit u dyndën ashtu më Kakavijë. Dhe pala Greke do i bënte testimet edhe sikur gjithë shqiptarët të ishin pajisur me testin PCR, sepse donte të vlerësonte sa të saktaishin testet e kryera nga vendet e tjera.

  4. Jeni bere edhe ju si fajin e ka Berisha dhe aty ku nuk ekzistone. Po beni mediatike per interesa partiake por edhe perspnale ca situata ku qeveria ka per detyre vetem te siguroje mjetet per emergjencat civile. Politikat e nje shteti tjeter jane vetem te tyret. Shko dhe detyroje nje shtet si Gjermania qe te kuptoje dhe te bej se cfare do ti. Te thote shko pirdhu. Gjithe ata emigrante qe ja kerkuan shtetit shqiptar situaten, kur shkojne ne Greqi rrine si pula. Perse nuk behen te gjithe bashke dhe tja kerkojne shtetit grek per cfare nuk shkonte? Apo trimerine e kane vetem kur vijne ketu.

  5. Ti kriminel gjaksor vrases gjakftohte,samedia vrasese ke themeluar? Sa gjoba u vene sto biznesmeneve qecte harbohesh ti o gangster rrugesh qe padrejtesisht Ke zaptuar fronin e Shqiperise? Mallkuar qofsh o faqezi! U shofsh me soj e sorollop ti kriminel,qe su ngope me gjakun e viktimave te tua.Mallkim nga shpirti percty edepsez

  6. Kjo tregon gjemen e Madhe per vendin e kombin Tone se kush komandon dhe dirigjon fatin e Tyne…!!!
    Te tjerat jane per te mbuluar sa me siper, ate çfare i shpetoi pa vullnet Atij pall…!!!
    Eshte vazhdim i rradhes per t’u tallur me Shqiptaret…!!!

  7. Ju gazetaret mire e keni pasi vet ja keni ferku b,,,et ketije palaqo njeriu, pasi e keni ditur shume mire se ky monster njeri eshte KAMELONI me i madh qe ka pare njerezimi ne mbar boten. Prandaj don zoti dhe fiton dhe njehere dhe ju mbajeni se ne i kemi zgjidhur hallet tona.

  8. Qytetet e piketuara nga Berisha për t’i bombarduar në ’97 në Jug, përgatiti 500 granata me lëndë helmuese. Pse dështoi operacioni dhe si u zhdukën dokumentet para largimit nga pushteti,salih karaxhic berisha baroni i Klanit famekeq shqiptaro-malazez-kosovar-serb Trusti i Geshtenjave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *