• |
ide | kryesore

Këshilli i Medias kundër Erion Veliajt: Dil e kërkoji falje gazetarëve!

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas publikimit të mesazheve të Erion Veliajt për pronarin e Oraneës Ylli Ndroqi, ku kërcënohej dhe ofendohej gazetarja Beti Njuma, ka reaguar Këshilli Shqiptar i Medias. Organizata i kërkon Veliajt të kërkojë falje ndaj të gjithë gazetarëve për ato mesazhe, ndërsa vë në dukje se prokuroria duhet të hetojë mbi autenticitetin e tyre. Sipas Këshillit Shqiptar të Medias, vetë gazetarët duhet të reagojnë në mbrojtje të koleges së tyre.

Më poshtë, reagimi i plotë:

Këshilli Shqiptar i Medias, bashkë me gazetarët dhe mediat partnere, PROTESTON fuqimisht lidhur me skandalin e mesazheve të drejtuara pronarit të Ora Neës, z. Ylli ndroqi nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj.

Siç raportohet, mesazhet janë mb 1 një vit të vjetra, dhe nuk kanë lidhje me situatën e sekuestros ndaj z. Ndroqi të javëve të fundit. Mesazhet, përveçse fyerjeve personale e profesionale ndaj një gazetareje, janë presion i hapur për të ndryshuar linjën editoriale dhe ndërhyrje jo vetëm imorale, por dhe e paligjshme në pavarësinë e medias.

Këto mesazhe tregojnë dhe mënyrën kërcënuese me të cilën trajtohet media dhe presionin mbi të cilin vihen gazetarët shqiptarë nga funksionarët e zgjedhur, si Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ato paraqesin një frymë thellësisht anti-europiane dhe autokratike të menaxhimit të PR-it nga ana e z. Veliaj.

KSHM i kërkon Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Veliaj, të prononcohet mbi autenticitetin e këtyre mesazheve, dhe të dalë e të kërkojë falje publike, jo vetëm para gazetares Njuma, por dhe ndaj komunitetit të gazetarëve.

KSHM i kërkon organeve përgjegjëse të Drejtësisë të hetojnë urgjentisht autenticitetin e këtyre mesazheve, të cilat, në rast se porovohen të vërteta, shkelin rëndë Kushtetutën e Shqipërisë nga një funksionar i zgjedhur, dhe dhunojnë lirinë e fjalës e të shprehjes.

KSHM i kërkon kolegëve gazetarë, që pavarësisht qendrimit politik, të prononcohen fort për të mbrojtur jo thjesht një kolege, por vetë profesionin e tyre dhe edhe veten e tyre nga sulme të tilla ndaj lirisë së fjalës dhe të informimit.



4 Comments

  1. Cfar falje thoni mor kelyshat e Erion Velise,ai duhet denoncuar ne gjyq nga ana e shoqates se gazetareve e jo tia hedhi me nje falje . Ne qoftese kryetar i unionit eshte Cipa atehere kuptohet sa te pavarur Jane keta sepse cipa eshte rilindas i thekur . Doni te lani bythen me shurre me nje falje njelloje si Rama kur urdheroje policet per te vjedhur vota e gjasme kerkoje falje e nuk u gjykua . Eshte njelloje sikur te vrasesh nje njeri dhe me von te kerkosh falje drejtesia nuk te denon .Po merni njerezit per budallenj.

  2. Po ai i mban me rroga ujesjellesi more te uruar.Kur dolen ato zdromset me nga 800 mike leke rroge ku ishit ju?Nje spurdhjak si ai te beje presion epo gjaku Shqiptarit nuk qenka aspak i nxehte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *