Khloe Kardashian është akuzuar për perdorim e photoshop në  fotot e saj  pasi bëri paraqitjen origjinale në shfaqjen e Keeping Up With The Kardashians, shkruan Daily Mail.

Supozohet se ajo perdor filtera të shumtë në portret, përmes një aplikacioni që shërben për editimin e fotografive.  Khloe është bërë tashmë virale në rrjete sociale, pasi fansat janë duke krahasuar imazhin e rregulluar me origjinalin. “Khloe Kardashian në vitin 2020 duket sikur dikush dëshironte ta vizatonte Khloe Kardashian në vitin 2019”, shkruan një komentues.Sidoqoftë, disa fansa kanë mbështetur modelen, duke thënë se asaj nuk i duhen ndërhyrje në fotografi, pasi duket bukur ashtu siç duket“Ajo duket edhe më mirë në origjinalen. Nuk e di pse ajo duhet të përdor ‘photoshop”, është shprehur një fans.Po ashtu, pas kësaj fotografie, është spekuluar se ajo ka bërë operacione plastike, pasi vëreheshin ndryshime drastike.