• |
ide | kryesore

Lubonja për situatën në Kakavijë: Nuk ndërhyri diplomacia, por Janullatosi! Skandal!

Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 e ka cilësuar si skandal ndërhyrjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos për të zgjidhur çështjen e krizës në kufi mes Shqipërisë e Greqisë.


Sipas Lubonjës Shqipëria nuk bëri ndërhyrjen diplomatike, por ndëryrjen e bëri pikërisht Janullatosi.


Më tej analisti thotë se Shqipëria mbetet tek patriotizmi futbollistik, ndërsa politika shqiptare bën vetëm luftë propagandistike dhe politike duke zgjidhur vetëm gjërat e vogla.

‘’Kriza është një sinjal që duhet të na bëjë të mëndojmë. Refleksioni i parë është që mungon refleksioni. Kjo është një krizë e gjatë që ka një histori.

Po ju them një refleksion. Meta dhe Rama, që më ka ndodhur dhe mua. Shqipëria mundi 1-0 Greqinë. Qeveria nxori një shpërblim 100 mijë euro për lojtarët, atëhere ishte shumë. Ndërkohë në spitalin tonë, kishte një koronarografi, që duhet të blihej 100 mijë euro. Dhe shqiptarët merrnin rrugën për Janinë. Meta atëhere nuk reagoi. Kurse ky Rama, tha pse po vdesin disa pleq do ta bëjmë ne këtë.

Dhe tani po ky, për fat të keq, këtu bie tërmeti dhe ai do që të çojë ata çunat tek Ronaldo dhe Buffon. Bie pandemia, ky ka qëllim të çojë doktorët në Itali. Pra ky patriotizmi futbollistik. Për këtë vend, si ka përfunduar. Këtu është dhe problem më i madh, këta shqiptarë që vijojnë të ikin, asnjë reflektim. Vërtet patriotik në këtë drejtim. Meta diku lëshon ndonjë fjalë për braktisjen e Shqipërisë. Ky është një sistem për 5 njerëz. Më duket Laoceu apo Konfuci të jesh i pasur, në një vend mbretëror është turp, këtu është turp të jesh i pasur në një vend të qeverisur keq.

Faleminderit mund t’i themi Janullatosit në sipërfaqe. Për ta marrë dhe si figurë. Këtu ka shkatërrim. Bëjnë punët e vogla. Shoqëria është e rrënuar keq. Një krize duhet të ndihmojë për këtë, por këtu bëjnë vetëm luftë politike. Në thelbin e vet jemi tek patriotizmi futbollistik. Shqipëria ndërkohë nuk bëri ndërhyrjen diplomatike, skandal që e bëri Janullatos.

Replikat Meta- Rama

Kjo është luftë propagandistike. Ta çosh çështjen tek greku është gabim, pavarësisht se edhe Greqia ka ato problemet e veta, një lloj racizmi ndaj shqiptarëve.

Sigurisht ne na takon përgjegjësitë tona. Përgjegjësia e parë e madhe e qeverisë ishte menaxhimi skandaloz i pandemisë. Duhet parë këtu, dhe pse kjo qeveri s’ka mundësi të bëjë tampone kur kemi gjithë këto pasanikë të mëdhenj. Ky është problemi i parë. Skandaloze që ti shkon në Itali t’i bëjnë falas. Këta vijojnë me gënjeshtra. Këtu s’ka shtet. Mbretëror një anarki, ujku mjegull do.’’– tha Lubonja.

11 Comments

  1. Mos u cudit z. Lubonja, ndonjeher ate qe se ben dot diplomacia klasike mund te arrihet nga individ te vecante. Une kam qene shume kritik qe kemi pas Janullatosin si koken e kishes Ortodokse por mendo sikur te kishim nje shqiptar dhe minoriteti te krijonte nje kishe Ortodokse me vete, per veten. Keshtu qe pavaresisht asaj se kemi ne krye nje qytetar Grek duhet ta shfrytezojme z. Janullatos per ti afruar me shume 2 vendet.

  2. Faleminderit dhe shume respekt per Zotin Janullatos. Skandali eshte qe Shqiperia nuk ka diplomaci edhe pse ka Presidencen e OSBE ne mos gabohem.

  3. I vetmi ze qe i thote te vertetat me ze dhe figure. Duke i thene dhe i perseritur shume here, mbase ketij populli i ‘ngrihet’…

  4. Kjo qeveri eshte e Ortodhoksise, bije e zgjedhjes se njerezve te zgajdur qe kerkojne uturake kur shkelin ligjin..Fshati qe duket nuk do kallauz!

    1. Nje nga te keqiat me te medha te kesaj qeverie, edhte pikerisht fakti qe eshte armike e orthodhoksise! Nuk ka pase deri me tani qeveri qe prish kishat orthodhokse naten! Nese shkelqesia e tij Janullatos i nxorri nga katastrofa ku e futen popullin keto dite, kjo eshte peshtyma e vet kesaj qeverie qe i bie ne surrat!

      1. Nuk eshte e vertete,..prishja e kishave eshte fasade!! Nuk jam as per qelbesirat e erdoganit, por eshte i qarte shkarja ne proprcione..Shiko perberjen e qeverise dhe te institucioneve..Pabarazia e zyrtareve publike duke preferuar ortodokset te cilet cuditerisht kane postet me te shumta dhe kyce ne te gjithe administraten publike ! Ai qe ka sy te shikoj e kupton!

        1. Qe te shembesh kisha naten qenka fasade, kete tani ma zene veshet!!! Na thuaj nje rast tjeter te vetem ne bote, ku shembja e instituzioneve te kultit qenka perdorur si fasade? Kam pershtypjen se ti ke njohuri te ceketa per orthodhoksine. Ata qe shikon ti ne qeveri si “orthodhokse”, nuk e kane pare ndonje te djele deren e kishes. Ata jane thjesht shpirtra te trazur ateiste. Ashtu si i pari i tyre qe eshte i lindur ne familje me prinder orthodhokse, po “gjyshja e paska pagezuar katolik” dhe per grua te dyte mori nje musulmane dhe edhe vete sillet si i tille! Per ata qe shikon ne qeveri, besimi eshte nje instrument qe e perdorin here pas here per ndonje vote fshatari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu