• |
ide | kryesore

MotoGP/ I fluturon një motor pak centimetra nga kaska: Rossi tronditet në Austri

-Instant, Sport



Akoma frikë në Red Bull Ring. Gabimi në vlerësim i Zarcos ka shkaktuar përplasjen e tmerrshme me motorin e Franco Morbidellit, duke sjellë pezullimin e përkohshëm të garës por edhe tmerr në sytë e Valentino Rossit. Gjithcka ndodhi kur francezi zgjeroi trajektoren, duke u përplasur me mjetin e “Morbidos” që vinte me shpejtësi të madhe nga prapa. Dy motorët fluturuan jashtë piste, por pas impaktit me mbrojtëset u kthyen në pistë.

Tronditëse imazhet në bordin e motorit të Valentino Rossit që ka parë ti kalojë para syve, pak centimetra nga xhami i kaskës, një nga dy motorët. Një mrekulli për “Doktorin” që shpëtoi nga aksidenti, por në box është shfaqur vërtetë i frikësuar.

Pas përplasjes Zarco u cua dhe shkoi menjëherë për të parë gjendjen e Morbidellit. Për italianin, ndihma e parë në pistë, pastaj u cua dhe shkoi vetë deri tek ambulanca që e coi në qendrën mjekësore për ndihmë më të specializuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *