• |
ide | kryesore

Nuk ndalen përpjekjet për të ikur, fillojnë të rriten aplikimet për azil të shqiptarëve në qershor, rekord në rajon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bashkive, emigracion, Perëndimor, shqiptarë, emigracioni, konsumin, Emigrantët, BE



Pas një rënieje të fortë në prill dhe në muaj, aplikimet për azil të shqiptarëve kanë shënuar tendencë rritëse në qershor, ndonëse me ritme shumë më të ulëta në krahasim me periudhën e para krizës së Covid-19.

Në qershor, kur rifilloi dhe hapja graduale e fluturimeve dhe udhëtimeve nga toka, rezulton nga të dhënat e Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), se kishte 394 aplikime për azil, nga të cilat 73% ishin aplikime për herë të parë dhe pjesa tjetër riaplikime. Në krahasim me muajin maj, kur kishte vetëm 90 aplikime në total, ka më shumë sesa katërfishim.

Në janar dhe në shkurt, kur situata e lëvizjeve ishte normale, mesatarisht kishte më shumë se 1000 aplikime në muaj për azil nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa në qershor, aplikimet arritën në gati 40% të nivelit të para krizës.

Në total, për 6 mujorin, rreth 3400 aplikime nga shqiptarët për azil, nga të cilat rreth 20% ishin aplikime. EASO thekson se niveli I riaplikimeve nga Shqipëria është I lartë, ndonëse vendi renditet ndër shtetet me normat më të larta të mospranimit, së bashku me vende si Bangladesh, Gambia, Georgia, India, Kazakhstan, Moldavia, Serbia, dhe Ukraina.

Në krahasim me 6 mujorin e një viti më parë, aplikimet kanë rënë me 72%, si rrjedhojë e bllokimit të lëvizjeve pas pandemisë së Covid-19.

Pavarësisht vështirësive për të lëvizur dhe faktit që shtetasit e Shqipërisë nuk lejohen të udhëtojnë e fluturojnë në vendet e BE-së, në qershor, aplikimet për azil nga Shqipëria (394) ishin më të larta nga të gjitha shtetet e Ballkanit. Pas nesh, renditen shtetasit e Kosovës, me 185 kërkesa për azil, të ndjekur nga Serbia (134), Bosnja (97), Maqedonia (44) dhe në fund është Mali I Zi (10 aplikime).

Rriten aplikimet për azil në qershor

EASO njoftoi se në total në vendet e Bashkimit Europian + kishte 31.5 mijë aplikime për azil, me një rritje të ndjeshme në krahasim me muajin maj, por që është shumë më poshtë sesa marsi, përpara fillimit të pandemisë së Covid-19.

Më shumë se tre të katërtat e të gjitha aplikimeve u paraqitën nga vetëm katër vende. Pothuajse të gjitha vendet e BE + morën më pak aplikime në qershor sesa në dy muajt e parë të vitit, gjë që tregon se ndikimi i masave emergjente nuk është zhdukur. Vendet e BE + vazhduan të lehtësojnë gradualisht kufizimet dhe të rifillojnë shërbimet e azilit hap pas hapi, por masat e urgjencës vazhduan të zbatohen.

Në qershor, Sirianët (4 068), Afganët (3 137), Venezuelasit (2 831) dhe Kolumbianët (2 419) shënuan numrin më të lartë të aplikimeve.

Për 6 muajt e parë të vitit, ka pasur gjithsej 212 100 aplikime në BE +, me një rënie të ndjeshme prej 37%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /monitor



7 Comments

  1. duhet me jau leshu komplet vendin komunistave sepse nqs se nuk jau leshon, te prishin shtepine, te fusin ne burg, te vejne gjoba, te shkaterrojne te ardhmen, nuk rrit dot femijet, ske lek per qera, rroga te vogla, po ju dole kundra ske mbeshtetje, te rrafin, te drogojne, te degradojne edhe pak kulture qe kishte ne shqiperi me prostituta ministre e me pederasta si ditmiri dhe qorri gazetar sokol balla, tallin trapin duke bere tendera 40 milion eur e siper, shifra marramendese per cdo njeri ne bote. Blendi goxhe thot e ka fajim nena qe femijen e shtypi ambulanca me 140 km ne ore me njerez qe i conte ne kufi, e mbeshtet dhe rama e perserit fjaline qe te na duket e vertete. Ajo nene e vetmja rrugzgjidhje qe ka eshte te shkoje ne parlament te lidhet me bomba se ska ci duhet jeta. Cdo prind kur degjon kete lajm vdekje femiu dhe pastaj tallje kariu nga rilindja jone cmendet dhe deshira e vetme eshte qe te iki. Rilindja perdhosi simbolin kombetar te rilindjes keshtu nxjerzit nuk bashkohen dot me ne emer te rilindjes te vertete. Po perdhosin dhe simbolin e skenderbeut avash avash sepse kete din te beje rilindja cifute, te pij gjak populli, te qihen me njeri tjetrin duke shkembyer grate, gruan e edi rames e marto blendi cuci, por blendi cuci me mire tja marri ne goj direkt edi rames sa i lepin pidhin asaj robqirje. Prandaj nga gjith ky degjenerim familjaren, baballaret e ndershem shqiptar detyrohen te ikin, te kerkojne azil, te rrin ne rradhe me 5 dit ne diell, te hipin ne gomone, te ecin malit kroaci slloveni, sepse ne kemi rilindjen. Edi Rama mos vdeksh kurre.

    1. E vertete dhe e trishtueshme pasqyra qe bere. Por le jashte fajet e popullit ketu, indiferenca, korrupsioni populist (i detyruar apo kur behet me deshire), kriminaliteti i larte qe kemi per fryme popullsie, cmira dhe lakmia qe kane (nuk duan ta shohin mire njeri tjetrin) etj. Pa harruar ketu edhe nje mallkim qe Zoti i Madh i ka hedhur ketij populli te pa fe, qe tre fe kane sa per sy e faqe e shkojne ne kishe e xhami se “eshte mire”. Dhe keta politikane nga ky popull kane dale, prandaj mos te qahemi shume dhe t’ja hedhim fajin tjetrit.

      “Cdo popull meriton qeverine qe ka!”

      “Do me per Belulin?”

      1. Mos u merr me popullin, nuk eshte kjo zgjidhja..faji i pergjithesuar eshte asgjesimi i fajit.., nderkohe qe ka emra te pervecem qe duhet te permenden!

        1. Ne as emrave të përveçëm s’ja kemi lënë mangut. Por ama populli, ky popull ka shumë faj, që e shohin se çfarë bëhet dhe rrijnë e bejne sehir. Kur shkelen te drejtat e nje grupi të gjithë duhet të dalin, jo s’ka ç’më duhet mua. Nuk funksionojnë gjërat ashtu. Edhe njëherë “Cdo popull meriton qeverinë që ka”, arsyet se pse duhen parë thellë në të shkuarën dhe në psikologjinë e shoqërisë nder vite.

  2. Komunistet dhe Neokomunistet politik tre here e kane marre me dhune shtetin

    1945 / 1997 / 2011-12

    Per Informacion.

    Pasi ka patur njerez te pa afte, te pa zot, hajdute, ose si vetja nga krahu tjeter politik.

  3. E ben shtetit keta te rilindjes. Fushe me lule siguria dhe ekonomia e vendit. Hambar per gjithe evropen, pa borxhe e pa korrupsion shqiperia lulezon. Ti japim dhe nje mandat qe te na çojn ne mars se evropen e mbushem me azilant. Ketu le te vijn siriane e afrikane te zbardhen pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *