• |
ide | kryesore

Përplas Ferrarin me shtyllën: Arthur nën konsumin e alkolit në Katalonjë

-Instant, Sport



Problemet nuk kanë të mbaruar për Arthur Melo, por edhe Juventus vuan pasojat. Braziliani mund të mos lejohet të grumbullohet me bardhezinjtë, që kishin kërkuar lejen nga Barcelona, sepse është denoncuar nga policia e Palafrugell për përdorim alkoli në timon. Braziliani i është nënshtruar testit të alkolit pasi përfundoi me Ferrarin e tij tek një shtyllë.

Mesfushori i ri i Juventus, ka rezultuar pozitiv në testin e alkolit pas një aksidenti të vogël rrugor në Palafrugell, në afërsi të Girona: niveli i alkolit në gjak ishte 0,55 mg/litër ndërsa limiti i lejuar është 0,50. Lajmi është publikuar nga Diari de Girona: braziliani, në drejtimin e një Ferrari, është përplasur me shtyllën dhe është denocnuar nga policia lokale.

Një tjetër aventurë e keqe për Arthur pas hapjes së një procedimi disiplinor nga ana e Barcelonës për shkak se nuk u prezantua në rifillimin e stërvitjeve për Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *