• |
ide | kryesore

Polemika/ Kriza humanitare në Kakavijë, kush e pati fajin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Edhe për vuajtjen disa ditore të emigrantëve në kufirin greko- shqiptar, kryeministri Rama nuk ka gjetur një rrugë më të mirë sesa sjellja prej batutaxhiu. Ai ka hyrë sot në një polemikë me presidentin e republikës, lidhur me gjetjen e përgjegjësive, për qytetarët që qëndruan ditë e natë të bllokuar para kufirit grek.


Ilir Meta ka gjykuar se shteti shqiptar nuk e bëri detyrën ndaj bashkëkombasve të vet, duke marrë përgjegjësi personale, por duke fajësuar mbi të gjitha kryeministrin që luan njëkohësisht edhe rolin e ministrit të jashtëm.


Lexo me tej:

Lubonja për situatën në Kakavijë: Nuk ndërhyri diplomacia, por Janullatosi! Skandal!

Teza kryesore e presidentit është se “një qeveri e përgjegjshme nuk reagon pas krijimit të situatave të jashtëzakonshme, por ajo i parandalon situata të tilla që cenojnë jo vetëm integritetin dhe dinjitetin e shtetasve”.

Për të mbështetur hipotezën se kjo nuk ka ndodhur ai ka ngritur edhe disa argumenta: “Askush nga institucionet nuk i njoftoi qytetarët para se të niseshin mbi kushtet e hyrjes në kufirin me vendin fqinj. As për tamponët në 72 orët e fundit, as për rezultatin e përkthyer në anglisht, dhe asnjë informacion tjetër nuk u dha….Çfarë informacioni dhe sqarimi u është dhënë njerëzve që udhëtojnë jashtë vendit dhe në mënyrë të veçantë atyre që udhëtojnë për në Greqi?

Çfarë paralajmërimesh dhe parashikimesh në kohën e duhur ka bërë qeveria shqiptare?

A ka patur ndonjë njoftim zyrtar nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme mbi kuotën e leje kalimit prej 700 personash në ditë” ka këmbëngulur presidenti.

Madje ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se edhe nëse do të ishin njoftuar për të gjitha këto, kostoja e tamponit është shumë e lartë, prandaj shteti duhet t’i paraprinte duke ia ofruar gratis këtë shërbim qytetarëve të vet.

Në këto kushte dhe pas asaj që ndodhi, secili politikan i përgjegjshëm, edhe nëse nuk do kishte pikë respekti personal për Ilir Metën, edhe nëse nuk do të donte t’ia dinte për institucionin e presidentit, e kishte obligim para vuajtjes së mijëra qytetarëve të shpjegonte se sa qëndrojnë këto pretendime: Ku kishte vend për të marrë përgjegjësi dhe ku po abuzohej me kritikën.

Por në vend që të bënte këtë, Rama iu përgjigj Metës njësoj si Agron Llakajt (lexo poshtë).

Andi Bushati: Po me “komedianin” Agron Llakaj, ç’pati Rama

Ai nxori nga xhepi batutat me baba Xhike, u tall me LSI, sikur problemi të qe Iliri dhe Monika dhe nuk dha asnjë sqarim real për krizën.“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi, thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike”, shkroi ai.

Pas kësaj secili e ka të qartë se sa qëndrojnë pikëpyetjet për paaftësinë e qeverisë me pushime, për t’i dalë përpara kësaj krize.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. YMER GELBAZA DHE BLEDI MANE DUHET FUTUR MBRENDA,PO MASTURBOJN NE VENDE PUBLIKE thotë:

    EDI RAMA DHE YMER GELBAZA KELLIRA JANE ZAGAR BINJAK,YMER GELBAZA KELLIRES O SHKOJ JETA DUKE MASTURBUAR ME FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE FACEBOOK ,KURSE EDI RAMES DUKE BERE SHAKA ME BABA XHIKEN

  2. YMER GELBAZA ME NJE DOSJE TE RE PER LAL ERIN,KUJTIM GJUZI APO LYMI BABA I DJALIT TE ERION VELIAJT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA NJE ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL

  3. Vete nxjerrja e fotove te para disa muajve per t’u justifiluar, tregon se ku eshte faji. Batutat idiote me te cilat u mesuam tashme vetem e perforcojne kete fakt. A ju kujtohet kur Meta kerkoi marrjen e masave per termetet e pritshme dhe Elisa Mamica e therriste “Baba Xhike”? Kur ra termeti qeveria ishte kaq “pergatitur” saqe mungonin edhe qente pet te cilet vetem vitin e kaluar ishin harxhuar nje milion euro. Keta njerez, ndoshta me te drejten e atij qe ka blere dhe ka vjedhur voten, mendojne se jane aty ku jane vetem per te vjedhir me menyra te ndryshme leket e shqiptareve. Dhe vazhdojne ta bejne kete,pavaresisht se i pari i tyre keto muajt e fundit, dulet sikur kemben e majte e ka ne varr, ndersa kemben e djatthte e ka mbi nke lekure bananeje…

  4. Nuk kam simpati per Meten por me vjen keq per socialistet po ne disa raste ai ka po te drejte dhe qeveri ben bruto figure. Ka mbetur shume larg halleve te popullit

  5. Ngaqë e di se në Shqipëri ka akoma shumë shqiptarë “tru shpëlarë” nga propogandat komuniste, Rama për çdo kritikë që i bëhet për marrëzitë e tij, kujton se mund ti kalojë me batutat e tij primitive.

  6. Po si ka mundesi qe vazhdoni merreni me kete muhabet. A e pat Like floririn qe doli nga ballkoni i viles ne pilur dhe me nje status ne fb e zgjidhi krizen? Un them qe ta bejm like floririn mbret, qe dinastia e surrat derrave meta te vazhdoj mbreterimin me dinastin e ram potures dhe sali gerdecit. Mesa duket nuk meritojm dot me shum se keta tre horra populista

  7. Ti kriminel gjaksor vrases gjakftohte,samedia vrasese ke themeluar? Sa gjoba u vene sto biznesmeneve qecte harbohesh ti o gangster rrugesh qe padrejtesisht Ke zaptuar fronin e Shqiperise? Mallkuar qofsh o faqezi! U shofsh me soj e sorollop ti kriminel,qe su ngope me gjakun e viktimave te tua.Mallkim nga shpirti percty edepsez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu