Partia Demokratike akuzoi kryeministri Rama se mashtroi me foton që publikoi sot të një vargu me kamiona në kufirin mes Bullgarisë dhe Greqisë për të treguar se një situatë e ngjashme është edhe mes vendeve të tjera.
Sipas PD, foto është e shkurtit të 2016 dhe është marrë nga Ekathimerini, por Rama e përdori për të justifikuar papërgjegjshmërinë që tregoi në menaxhimin e situatës në Kakavijë.
Deklarata e plotë e sekretarit për marrëdheniet me jashtë në PD, Arben Kashahu
Edi Rama ka shpërdoruar detyrën në lejimin e krizës humanitare në pikën kufitare të Kakavijës, ku, tragjikisht, humbi jetën edhe një fëmijë.
Kryeministri i vendit i cili është njëkohësisht edhe Ministër i Jashtëm fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, u informua që në datën 5 gusht zyrtarisht për vendimet e marra nga pala greke për të menaxhuar pandeminë me shtetasit që hyjnë në Greqi. 11 ditë më parë Edi Rama e dinte se çfarë do të ndodhte, por vazhdoi pushimet pa e vënë ujin në zjarr për mijëra shqiptarë që e pësuan prej neglizhencës së tij kriminale.
Dokumenti i bërë publik nga Presidenti i Republikës, nxjerr në dritë neglizhencën dhe papërgjegjshmërinë e kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Edi Rama.
Ai nuk bëri asgjë. Shkoi me pushime luksoze dhe i la shqiptarët të dynden në pikën kufitare pa asnjë lajmërim, pa asnjë masë për të parandaluar atë katastrofë humanitare.
Dokumenti i datës 5 Gusht tregon se Edi Rama është përgjegjës i drejtëpërdrejtë për atë që ndodhi në kufijtë tanë me shtetin fqinjë. Ai është përgjegjës për vuajtjet dhe humbjet që pësuan shqiptarët në pritje për të kaluar kufirin.
Tradhëtia e tij ndaj shqiptarëve vazhdon edhe sot, kur genjen duke i shitur fotot e 4 viteve më parë në kufirin Bullgaro-Grek si bllokim të kufirit sot, i cili ka zgjatur vetëm pak orë dhe pa arsye të ngjashme me Shqipërinë.
Shkrimi i gazetës greke Kathimerini që paraqitet në foton e Edi Ramës sot, i përket 2 shkurtit 2016. Megjithatë, asnjë foto nga asnjë kufi tjetër i Europës nuk jusitikon dot dështimin e Ed Ramës dhe braktisjen e shqiptarëve.
Edi Rama e dinte që në 5 Gusht shtrëngimin e masave në kufirin me Greqinë, por nuk gjeti kohë gjatë pushimeve luksoze në rezidencat qeveritare të bëjë qoftë edhe një postim në facebookun e tij për të informuar shqiptarët.
Ky është shpërdorim i pastër detyre që solli si pasojë humbjen e një jete të pafajshme.
Prokuroria e Posaçme është thirrur sërish në provë për të treguar se nuk është një strukturë në shërbim të qeverisë dhe se ka guximin të veprojë si një organizëm i pavarur në shërbim të interesit publik.
Ne Mars,per te justifikuar dhunen policore,Edvin Escobar D’Rama postoi nje video,ku shkruante;
“Shikojeni ç’bën policia në Spanjë”!
Por qe shum shpejt kerkoi falje,sepse pamjet ishin filmuar ne Algjeri dhe jo ne Spanje.
Eh c’nuk ben genjeshtari per te mashtruar.
Shqiperia 4K, *** me 4K gjen ne Tirone ta ofron Bashkia falas 🙂
Kurse ky mavria mashtron me te tere territorin, shyqyr qe i ka ra Retina ne dore, s’di nga t’ja filloje rrenes apo te komentoje njerzit pasi e ka kohen teper dhe e shperdoron per traplleqe.
Shit rrena shit, se socialistet i hajne gratis, Qeras qeveria.
ene hajdut, ene rrenacak
sic e kane qejf votuesit e kuq
mbani mend parrullen:
“Plani 2 vjecar do na sjelli begatine”
ne 1945 ???
U knoq fshataresia, nji tju sekuestru (vjedhje me force) pronat kulakve
dhe tani hec tjua moresh mrapsht masi i kane shiju per gjys shekulli !!!
rrac e ndyre dhe shume e rrezikshme
beni kujdes o njerez
Mire hajdutet mezi kapen,se duhen prova e fakte,po rrenat,apo sec i kupton me mire SPAK-u-genjeshtrat,qe i fakton vete ai qe genjen,pse nuk hetohej prej ketij SPAK-u?Kryeministri poston foto gjoja se si vepron policia spanjolle,foto te bera nga greket ne kufirin me Bullgarine qe ne vitin 2016 shkurt 2,qe medemek shikoni se edhe ne Bullgari paska patur probleme me kufirin grek,por nuk kritikokerkan qeverine,po ashtu genjen se po ndermjetesojne me greket,kur ne fakt jo vetem qe nuk kane folur me asnje qeveritar grek,por edhe njoftimin e ambasades tone ne Athine,nuk jua ben te ditur shqiptareve,qe t’i parrim masat ne kohe.Pra disa mashtrime rrjesht,dhe as nuk e merr njeri ne pyetje,more zotni kryeminister,ke genjen ti ne mes te dites,disa here dhe pa piken e turpit,kerkon tja hedhesh fajin popullit,por edhe Presidentit qe i terhoqi vemendjen nga plazhi,me ke tallesh ti dite per dite dhe zhan dhe shzntazhon cdo njeri qe e kritikon apo edhe i ben verejtje.Turpi me i madh eshte edhe i drejtesise tone,qe edhe per fejknjuzet,denon me gjoba,kur i ben Rama,dhe asnje mase,kur behen kunder Rames.Te pakten SPAK-u,duhet te beje nje veprim,sado te vogel,per te justifikuar gjithe ate page te majme qe marrin,apo jane emeruar per t’i bere fresk Rames e kompani,per traplleqet qe bejne…..
Mashtrues I lindur,sic beri me videon e Algjerise. Turp