• |
ide | kryesore

“Sa herë, Pep, sa herë?”: shtypi anglez shkatërron Guardiolan për eleminimin

-Instant, Sport



“Dështove përsëri”. Shtypi anglez sulmon ashpër Pep Guardiolan pas eleminimit të Manchester City në cerekfinale të Champions League përballë Lyon. Tekniku spanjoll konsiderohet fajtori kryesor i disfatës: nën akuzë sidomos zgjedhjet e formacionit e përjashtimet e rëndësishme nga titullarët. Në shënjestër të kritikave është edhe Sterling për gabimin e pabesueshëm para portës. “City sheh përsëri të shkatërrohen ëndërrat e tij në Champions League”, shkruan ‘The Sun’, ndërsa ‘Daily Mail’ flet për “makthin Champions” e “spektaklin horror”.

‘Guardian’ e quan “dramë”. “Sa herë, Pep, sa herë? Idea që Guardiola komplikon ndeshjet me eleminim direkt është bërë një e vërtetë e frikshme, sa duket e pamundur që një teknik me një kthjelltësi të tillë mendimi mund ende të ndjekë këtë skemë – lexohet në një editorial, që sulmon direkt intelektualizmin prej maniaku në detaje të spanjollit. “City shqyhet nga Lyons” është titulli i Times që kapet me Guardiolën për administrimin e ndeshjes. “Dështim”, “Shkatërrim”: për daljen nga skena të City nuk ka fjalë tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *